Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Përse u rritën eksportet shqiptare/ U rrit kërkesa nga boshllëku që la pandemia me eksportet nga Kina

Përse u rritën eksportet shqiptare/ U rrit kërkesa nga

Rigjallërimi i eksporteve në nëntor është një sinjal pozitiv për ekonominë. Për ekspertin e ekonomisë Gent Beqiri, kjo rritje ishte e pritshme dhe është ndikuar nga dy faktorë kryesorë: kërkesa e lartë e fundvitit dhe tërheqja e mallrave “Made in Albania” pas një mbyllje disamujore për shkak të pandemisë Covid-19.

Gent Beqiri, ekspert për ekonominë: Unë e shoh këtë lajm pozitiv, pra tërheqjen e makinerie dhe mallrave të tjera si pasojë e mbylljes disa mujore gjatë pandemisë. Pra, kemi një spostim të kërkesës nga gjithë viti në një periudhë të caktuar që është fundi i vitit. Nga një gropë e krijuar kemi një normalizim. Pozitiv është fakti se kemi edhe një diversifikim nga vendet tradicionale fqinje e rajon drejt vendeve të qendrës së Europës.

Sipas Gent Beqirit, diversifikimi është mënyra më e mirë e kapërcimit të krizës. Kjo shton ai vlen veçanërisht për fasonët, të cilët duhet të shfrytëzojnë rastin për të kapur tregjet e tjera duke ndryshuar linjën e prodhimit.

Padyshim që në këtë moment duhet të orientohet çdo gjë te kërkesa dhe të kapet tregu duke plotësuar nevojë që ka lënë tregu i vendeve të Azisë si Kina apo shtete të tjera dhe të diversifikohet prodhimi. Kjo padyshim kërkon mbështetje por duhet shfrytëzuar si mundësi, tha Beqiri.

Pavarësisht trendit pozitiv të muajit të kaluar, ekspertët paralajmërojnë se eksportet mund t’i rikthehen sërish rënies në muajt në vijim për shkak të rikthimit të masave bllokuese që po ndjekin vendet partnere tregtare të Shqipërisë./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore