Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Përpjekje për të sfiduar Kinën / Perëndimi do të investojë 40 trilionë dollarë te vendet në zhvillim

Përpjekje për të sfiduar Kinën / Perëndimi do të

Shtetet e Bashkuara planifikojnë që të investojnë nga pesë deri në 10 projekte të mëdha infrastrukturore në të gjithë botën, duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm, si pjesë e një programi më të gjerë të G7 për të kundërshtuar “Rrugën e Mëndafshtit” të Kinës.

“Një delegacion amerikan i kryesuar nga zëvendës-këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Daleep Singh identifikoi të paktën 10 projekte premtuese në Senegal dhe Gana gjatë një serie "turnesh dëgjimore" javën e kaluar”, tha zyrtar i DASh.

Zyrtarët po takohen me drejtuesit e qeverisë dhe të sektorit privat teksa kërkojnë projekte që do të financohen në kuadër të nismës “Build Back Better World” (B3W) të nisur nga demokracitë e zhvilluara të G7 në qershor. Planet mund të finalizohen gjatë një takimi të G7 në dhjetor, tha zyrtari.

Një delegacion i SHBA-së vizitoi Ekuadorin, Panamanë dhe Kolumbinë gjatë një turneu të ngjashëm në fillim të tetorit, me një tjetër që planifikohet të vizitojë Azinë para fundit të vitit, tha zyrtari, pa përmendur ndonjë vend specifik aziatik.

Nisma e G7, B3W synon të përmbushë pjesërisht investimet prej 40 trilionë dollarësh në infrastrukturë që do t'u nevojiten vendeve në zhvillim deri në vitin 2035 dhe të ofrojë një alternativë ndaj praktikave problematike të kreditimit nga Kina.

Shtetet e Bashkuara do t'u ofrojnë vendeve në zhvillim një "gamë të plotë" të mjeteve financiare të SHBA, duke përfshirë aksionet e kapitalit, garancitë e kredisë, sigurimet politike, grantet dhe ekspertizën teknike për t'u fokusuar në klimën, shëndetin, teknologjinë dixhitale dhe barazinë gjinore.

Përpjekja po kërkon të "identifikimin e projekteve kryesore që mund të nisin nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Biden u përpoq të avanconte iniciativën gjatë një takimi në kuadër të punimeve të COP26 me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe partnerë të tjerë të G7.

Projektet e diskutuara përfshijnë ngritjen e një qendre të mundshme të prodhimit të vaksinave për Afrikën Perëndimore në Senegal, forcimin e furnizimeve me energji të rinovueshme, nxitjen e kreditimit për bizneset në pronësi të grave dhe digjitalizim.

Kur u pyet për projektin gjatë një konference rutinë për shtyp të martën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Ëang Ëenbin tha se kishte "hapësirë të madhe" për bashkëpunimin në infrastrukturë.

"Iniciativat e ndryshme nuk kompensojnë, ose zëvendësojnë njëra-tjetrën," u tha Ëang gazetarëve. "Bota ka nevojë për përpjekje për të ndërtuar ura...ne duhet të avancojmë lidhjen, jo shkëputjen."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore