
PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Partia Socialiste nëse merr mandatin e tretë qeverisës nuk do të ulë , por as do të rrisë taksën ndaj biznesit të madh.
Ky ka qenë qëndrimi i prerë nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë bashkëbisedimin me qytetarët e Lezhës, pas pyetjes së drejtuar nga ana e një qytetareje, e cila i kujtoi se PD-ja e ka premtuar një gjë të tillë me programin e saj.
“Opozita i bën llogaritë mbi bazën e hamëndësimeve. Për ne është taksative kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Për ne 15% e taskës për biznesin e madhë është taksë e ndershme”, deklaroi Rama.
Sipas tij, qeveria mund të rishikojë sërish pagën minimale dhe ta rrisë akoma më tej, por kjo mund ta shikojë në të ardhmen. Për kryeministrin Rama rritja e pagës minimale nuk është se largon investitorët e huaj nga Shqipëria. Një nder propozimet e tjera sipas Ramës është se në mandatin e tretë të vendosë mos taksimin e tyre personave që përfitojnë një pagë në 40 mijë lekë në muaj. “Ne po mendojmë që këtë ta aplikojmë në 2022 apo në 2023 një gjë të tillë”, theksoi Rama.
Kryeministri, tha me batutë se të qëndrosh në fuoristradë si anije kozmike dhe të flasësh për mbijetesë në atë standard është problem i madh. Kryeministri theksoi se qeveria ka qenë gjithmonë mbështetëse e sektorit të peshkimit dhe synimi i saj është që të bëhet të gjitha ndërhyrjet e nevojshme që ky sektor të ecë përpara
“ Të kesh fuoristradë si anije kozmike, lufta për mbijetesë në atë standard është problem i madh. Lezha është një pikë e nxehtë në sektorin e zhvillimit në peshkim. Ju keni disa persona që janë promotor të disa industrive. Unë që ta ndjesh dhe ta marrësh më lehtë mbijetesën, kemi nisur punën për mbështetjen e sektorit të peshkimit në një moment kur eksporti ishte 18 milionë euro. Viti 2020, viti i mbijetesës dhe pandemisë eksporti ishte 114 milionë euro. Që peshkimi të kapërcejë bujqësinë në eksporte më duket e çmendur. Sot, falë të gjithë sektorit që kemi krijuar me ju kemi bërë ndërhyrjet e nevojshme që sektori të eci përpara”, tha Rama.

Njihuni me Këmbimin Valutor, 21 prill 2021
Historia e plotë >


Njihuni me Këmbimin Valutor, 20 prill 2021
Historia e plotë >
Ndikimi i pandemisë në Kosovë, bizneset, në gjendje të vështirë
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 18 prill 2021
Historia e plotë >
Si po ndryshon trendi i konsumit nga plakja
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 17 prill 2021
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




