Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pastrim parash në kohë pandemie, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arrin rekord historik

Pastrim parash në kohë pandemie, aktiviteti i pasurive të

Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë kulmit të pandemisë, kur pothuajse të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi, vetëm pak dyqane ishin hapur dhe bankat punon me orar të kufizuar vetëm për shërbime të domosdoshme, ka qenë ai i aktivitetit të pasurive të paluajtshme.

Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020 (shih grafikun e parë). Në fakt, të dhënat e INSTAT tregojnë se ky sektor ka shënuar një rritje të fortë që nga tremujori i parë i vitit 2018.

Në tremujorin e dytë 2020, ekonomia ra me 10.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT. Tkurrje kishin të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë që u rrit me 2.6% dhe aktivitetit të pasurive të paluajtshme, që u zgjerua me 5.5% (shih grafikun e dytë).

Ekspertët: 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale

Në Tiranë po lartësohen çdo ditë qiellgërvishtësit, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Collier International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Collier International thotë se “Në Shqipëri krahu i lartë i çmimeve u përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do te varet nga shitja duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të COVID që shkaktoi humbje të 50,000 vendeve të punës dhe një shtresë të mesme të lartë që e ka të vështirë ti përballojë të tilla shpenzime. Pra Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri në 1,000 EUR/m2”.

Një apartament prej 100 metra katror në qendër të qytetit kushton midis 350-400 mijë euro, një shumë e lartë për një vend që është ndër më të varfrit e Europës.

Nga po financohet ky boom i pasurive të paluajtshme, që nuk përligjet me realitetin e një ndër vendeve më të varfra të Europës, që ka të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane?!

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja e re për blerje banesash në periudhën prill- qershor ishte rreth 5 miliardë lekë (40 mln euro), duke shënuar një rënie prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme kanë pohuar më herët për Monitor se pjesa më e madhe e apartamenteve të shtrenjta po financohet nga burime informale.

Monitor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore