
Pas naftës, rriten çmimet e ujit të ambalazhuar dhe i pijeve alkoolike
Shqiptarët veç rritjes së karburantit po përjetojnë edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës. Ditët e fundit mësohet se është rritur çmimi i vajit. Nëse disa ditë më parë çmimi i vajit ishte 250 lekë, nga dita e djeshme çmimi i vajit varion midis 295 deri në 329 lekë. Rritje kanë pësuar edhe produktet ushqimore si mielli, me 25-40 lekë. Gjithashtu sheqeri ka pësuar një rritje prej 5 lekësh.
Shqiptarët janë sulur nëpër supermarkete për të blerë mallrat e konsumit të përditshëm pa iu rritur ccmimet, por mësohet se ata nuk janë lejuar të marrim me shumicë, por vetëm në një sasi të limituar dhe kjo për të mos krijuar panik ose mungesa në treg.
Gjithashtu gjatë këtyre ditëve ka pësuar rritje edhe çmimi i ujit që tregtohet i ambalazhuar, me bidonë. Nëse disa ditë më parë një bidon pesëlitërsh kushton 100 lekë, sot ai tregtohet me 120 lekë, pra një rritje prej 20%. Mësohet se edhe disa lokale në Tiranë kanë rritur çmimet e pijeve të ndryshme alkolike deri në 50%, e kjo sipas tyre vjen nga fakti janë rritur çmimet e blerjes më shumicë të këtyre mallrave. Duhet theksuar se edhe buka e përditshme e shqptarëve po shitet më shtrenjtë, duke pësuar rritje prej 20 lekësh.




Çmimi i naftës “në qiell” frenon konsumin, thellohet rënia e importeve
Historia e plotë >
Brezi i “humbur”/ Pse mungojnë sipërmarrësit e rinj te VIP-at në Shqipëri?
Historia e plotë >
"Njerëzit do vuajnë për bukë"/ Sistemi ushqimor, në krizë!
Historia e plotë >


Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Aktualitet




