Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pas kartelit të miellit, edhe karteli i karburanteve rrit çmimet për naftën: Sot rekordi i ri!

Pas kartelit të miellit, edhe karteli i karburanteve rrit çmimet

Sot çmimi i tregtimit me pakicë të naftës ka arritur një rekord të ri në Shqipëri. Një litër naftë këtë fundjavë po i afrohet çmimit prej 180 lekë.

Më konkretisht në pikat e tregtimit më pakicë litri ka rritur në 177 lekë, 5-7 lekë më shumë. E njëjta tendencë është edhe për benzinën dhe gazin, ky i fundit po kalon 89 leke për litër. Çmimi i gazit nuk ka pasur asnjëherë ulje dhe pse në një kohë pandemie.

Rritja e karburanteve vjen në të njëjtën linjë me rritjen e çmimeve për produkte dhe shërbimet nga tregjet ndërkombëtare, shkruan Faktor.al. Referuar të dhënave një fuçi naftë gjatë muajit shtator është rritur nga 55 $ për fuçi, në 80 dollarë.

Por rritja e çmimit realizohet edhe falë bashkëpunimit mes tyre firmave shitjes së karburanteve, që janë në një situatë karteli apo oligopoli, duke u marrë vesh mes tyre paraprakisht për një çmim fiks dhe unik të tregtimit këtij malli jetik.

Janë pikërisht këta operatorët të tregut thonë se tendenca e shtrenjtimit është vetëm në rritje ndërsa parashikohet se çmimi mund të arrijë edhe në 200 lekë për litër.

Shqiptarët po përballen një shtrenjtim të kostos së jetesës, ku të gjitha çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë shtrenjtuar me afro 30 %. Kujtojmë këtu se disa javë më parë u rrit me 20 lekë çmimi i bukës dhe se ky u arrit falë një pakti që pesë firmat e importit të miellit vendosën për rritjen e produktit bazë. Kjo situatë oligopoli duket se po mbretëron kudo, pasi çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri kanë pësuar rritje dhe jo vetëm mielli, e buka, por edhe prodhimet e tjera.

Përballë kësaj situate, shteti hesht dhe nuk ndërhyn mekanizmat e saj rregullues, por edhe nëse reagon bën gjoja se do të ndëshkojë kartelet e krijuara, tërhiqet dhe i fal gjobat e vendosura. E tillë ishte edhe situata me Autoritetin e Konkurrencës, që u tërhoq nga gjoba 5 milionë dollarë amerikanë për pesë firmat e importit të miellit. Ndërsa qeveria e mbron, nëpërmjet zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore