Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pas blerjes me çmime rekord të energjisë, OSHEE merr kredi 70 mln euro

Pas blerjes me çmime rekord të energjisë, OSHEE merr kredi 70

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kredia, sipas njoftimit të bankës, do të përdoret për të adresuar vështirësitë financiare të OSHEE, të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Përveç kësaj, kredia parashikohet që të përdoret edhe për financimin e një nënstacioni modern nëntokësor në qendër të Tiranës. Ky është arsyetimi zyrtar që jepet nga nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa jozyrtarisht mësohet se paratë do të përdoren edhe për mbushjen e gropës financiare të shkaktuar nga blerja e energjisë elektrike në muajt korrik e gusht.

Në gusht, OSHEE bleu energji me çmime rekord në treg, deri në 160 euro për mËH, ndërsa në total shifra e shpenzuar në bursat e huaja për të siguruar energjinë elektrike përllogaritet rreth 15 milionë euro vetëm për gushtin.

OSHEE është ndërmarrja më e madhe në sektorin shtetërore në Shqipëri, me më shumë se 6,000 punonjës. Kompania e shpërndarjes menaxhon dhe operon rrjetin e shpërndarjes së energjisë në vend dhe infrastrukturën përkatëse, ndërsa furnizuesi i tij me pakicë është përgjegjës për furnizimin me energji elektrike të klientëve të rregulluar.

Kredia e BERZH-it shoqërohet me një paketë asistence teknike për të ndihmuar OSHEE-në të përmirësojë protokollet e saj të shëndetit dhe sigurisë, të forcojë qeverisjen e saj kundër korrupsionit dhe të zhvillojë një program trajnimi gjithëpërfshirës për profesionistët e rinj. Paketa do të përfshijë gjithashtu një studim të zhvillimit të rrjetit të zgjuar të hartës për të eksploruar dixhitalizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Marrëveshja u nënshkrua këtë të martë nga zv.Presidenti i BERZH, Jurgen Rigterink dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku e ministrja e Financave, Anila Denaj.

“Ne po kombinojmë mbështetjen e likuiditetit me financimin e infrastrukturës novatore në sistemin e shpërndarjes shqiptare. Kjo është mundësia jonë e parë për të mbështetur OSHEE dhe kemi besim se sot po hedhim themelet e një partneriteti afatgjatë”, tha përfaqësuesi i BERZH.

BERZH është një prej kreditoreve më të mëdha në Shqipëri, ku ka investuar rreth 1.7 miliardë euro për 115 projekte në total. / Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore