Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Parashikimi dramatik i BERZH: Ekonomia shqiptare do të bjerë në minus 9%

Parashikimi dramatik i BERZH: Ekonomia shqiptare do të bjerë në

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka bërë parashikime dramatike për ekonimitë e rajonit, ku në vendin më të ulët renditet Shqipëria, ekonomia e të cilës parashikohet të bierë në nivele negative nga minus 6 në minus 9% brenda vitit 2020.

BERZH thekson se në vitin 2012 mund të ketë një rimekëmbje të lehtë, duke e llogaritur deri në plus 4.5% që gjithsesi është sërish më e ulta në rajon.

Ky organizëm financiar europian thekson se ekonomitë e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë pësuar më shumë rënie nga faktorët e jashtëm, kryesisht turizmi dhe remitancat.

Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik tha: “Prodhimi në rajonet e BERZH-it u tkurr ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit 2020 me rreth 8.2 përqind nga viti në vit. Në shumë ekonomi tkurrja ishte më e madhe sesa rënia e parë gjatë krizës financiare globale. Shpejtësia e rimëkëmbjes pritet të jetë e ngjashme me atë të vëzhguar pas kësaj krize, me nivele parapandemike të PBB-së që kthehen drejt fundit të vitit 2021. ”

Ekonomitë e BERZH kanë parë presion mbi ofertën dhe kërkesën për shkak të masave të përballimit të pandemisë së Covid 19, ndërsa goditjet e jashtme kanë përfshirë çmime të ulëta të mallrave, tkurrje të eksporteve, kolaps në turizëm dhe rënie të dërgesave të parave.

BERZH investon në ekonomitë në zhvillim nga Evropa Qendrore dhe Lindore deri në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kryesisht promovimin e sektorit privat dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Raporti i ri paralajmëron se disa sektorë, të tilla si turizmi, mund të përballen me dëmtime të qëndrueshme në planin afatgjatë, por thotë se të tjerët, të tilla si shitja me pakicë në internet, mund të përfitojnë nga dixhitalizimi i shtuar.

Ai thotë se tkurrjet këtë vit ka të ngjarë të jenë më të mëdhatë në ekonomitë e varura shumë nga burimet e jashtme të të ardhurave, të tilla si Shqipëria, Kroacia, Qipro, Greqia dhe Mali i Zi që humbën pjesën më të madhe të sezonit të tyre turistik këtë vit.

Eksportet nga rajonet e BERZH u ulën me mbi 14 përqind në gjysmën e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Turizmi ndërkombëtar dhe ai i brendshëm ranë ndjeshëm, me arritjet e turistëve ndërkombëtarë në rajonet e BERZH rënë me rreth 65 përqind në gjashtë muajt e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i ri përfshin gjetjet nga një studim i kryer në Gusht 2020 nga EBRD dhe Instituti Ifo me bazë në Mynih që tregon se ndikimi ekonomik i krizës Covid-19 në jetën e njerëzve ishte më i theksuar në rajonet e BERZH sesa në Evropën e përparuar. @GazetaShqip

Parashikimi dramatik i BERZH: Ekonomia shqiptare do të bjerë në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore