Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Parashikim i zymtë për ekonominë, BB: Rritja do të bjerë deri në 3.2 për qind, pabarazia shqetësuese

Parashikim i zymtë për ekonominë, BB: Rritja do të

Banka Botërore paralajmëron se ky vit i ekonomisë globale do të jetë edhe më i zymtë se 2021, ku rritja do të ngadalësohet edhe më tej dhe pabarazia do të thellohet më shpejt.

Parashikimi i fundit i BB thotë se rritja globale do të ngadalësohet në 4.1 për qind këtë vit nga 5.5 për qind që ishte në 2021. Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass fajësoi për ngadalësimin risqet e pandemisë, zbutjen e ndihmave dhe politikave nxitëse të qeverive dhe rënie të kërkesës.

Këto u renditet si probleme dytësore nga Malpass, që tha se shqetësimi i tij më i madh ishte zgjerimi i pabarazisë globale.

"Zvarritja e madhe është pabarazia që është ndërtuar në sistem", i tha ai BBC-së, duke vënë në dukje se vendet më të varfra ishin veçanërisht të cenueshme ndaj dëmeve ekonomike nga përpjekjet për të luftuar inflacionin.

"Ekonomitë e vendeve të dobta do të mbeten gjithnjë e më shumë prapa. Kjo shkakton pasiguri", shtoi ai.

Në një raport tjetër, Forumi Ekonomik Botëror paralajmëroi se diferencat në rimëkëmbjen ekonomike po e bëjnë më të vështirë bashkëpunimin për sfidat globale siç është ndryshimi i klimës.

"Zgjerimi i pabarazive brenda dhe midis vendeve jo vetëm që do ta bëjë më të vështirë kontrollin e Covid-19 dhe varianteve të tij, por gjithashtu do të rrezikojë të ngecë, nëse jo të kthejë pas, veprimin e përbashkët kundër kërcënimeve të përbashkëta që bota nuk mund t'i lejojë vetes t'i anashkalojë", tha WEF.

Raporti i Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale thotë se në vitin 2021 ekonomia e botës u rikthye nga pandemia me zgjerimin më të fortë pas recesionit në 80 vjet. Por rritja pritet të ngadalësohet këtë vit, pasi variantet e virusit dhe çmimet në rritje të shpejtë për artikuj të tillë si ushqimi dhe energjia po rëndojnë mbi familjet. Në nivel global, inflacioni është në nivelin më të lartë që nga viti 2008, thotë raporti.

Banka, e cila shërben si institucion kredidhënës në mbarë botën, paralajmëroi gjithashtu se pengesat e zinxhirit të furnizimit dhe zbutja e programeve stimuluese të qeverive përmbajnë rreziqe.

Ngadalësimi në gjysmën e dytë të 2021 ishte tashmë më i madh nga sa kishte pritur banka në parashikimin e saj të qershorit për shkak të përhapjes së varianteve Omicron dhe Delta. Parashikimi flet për një "ngadalësim të theksuar" këtë vit dhe parashikon se rritja globale do të ngadalësohet më tej në 2023, në 3.2 për qind.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore