Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Panik për rritje tjetër të çmimit të gazit në Europë / Bjellorusia kërcënon me “këputje” të tubacionit rus

Panik për rritje tjetër të çmimit të gazit në

Bjellorusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz të Europës nëse vendosen sanksione shtesë për krizë e përshkallëzuar të emigrantëve në kufirin e vendit. Mijëra refugjatë janë në kufirin me Poloninë, duke duruar kushtet e motit të ftohtë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Europian.

Zyrtarët e BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë për orkestrim të krizës në përpjekje për të minuar sigurinë e unioni, një akuzë që Minsku e mohon. Si hakmarrje, BE thuhet se po planifikon një paketë të re sanksionesh.

Por të enjten, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko paralajmëroi: "Nëse ata vendosin sanksione shtesë ndaj nesh ... ne duhet të përgjigjemi".

"Ne po ngrohim Europën dhe ata po na kërcënojnë", tha ai, duke iu referuar dy gazsjellësave rusë që kalonë përmes Bjellorusisë për në BE.

"Po sikur ne të ndalojmë furnizimet me gaz natyror? Prandaj, unë do t'i rekomandoja udhëheqjes së Polonisë, lituanezëve dhe njerëzve të tjerë kokëbosh të mendojnë përpara se të flasin", shtoi ai.

Komentet e tij shtuan doza të reja të panikut mes përkeqësimit të mungesës së gazit natyror dhe rritjes së çmimeve në Europë.

Komisioneri i ekonomisë i BE-së Paolo Gentiloni tha se blloku "nuk duhet të frikësohet" nga kërcënimet e Lukashenkos. Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, e cila tani jeton në Lituani, akuzoi presidentin për "bllof" lidhur me ultimatumin e tij të gazit.

Por ky nuk është një kërcënim bosh, sipas Katja Yafimava, nga Instituti i Oksfordit për Studimet e Energjisë, e cila thotë se Lukashenko duhet marrë seriozisht.

"Fakti që këto tubacione janë fizikisht në territorin Bjellorusi i jep Bjellorusisë një levë të caktuar. Nëse BE-ja e shtyn shumë Bjellorusinë, ajo mund të veprojë ndaj këtij kërcënimi", tha Dr Yafimava.

“Kjo mund të rrisë edhe më tej çmimet e gazit në të gjithë Europën, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, shtoi ajo.

Më shumë sanksione të BE-së ndaj Bjellorusisë mund të vendosen që të hënën. Masat e mundshme përfshijnë shenjëstrimin e aeroportit në kryeqytet, Minsk, në një përpjekje për të ndaluar linjat ajrore ndërkombëtare që transportojnë emigrantë që zbarkojnë atje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore