Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pandemia mbylli 700 hotele e restorante në Shqipëri

Pandemia mbylli 700 hotele e restorante në Shqipëri

Bizneset e sektorit të tregtisë dhe shërbimeve janë prekur më fort nga kriza e pandemisë, vitin e kaluar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2020-ës, mbi 700 ndërmarrje të akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë mbyllur në të gjithë vendin, duke parë një tkurrje me 3.9% kundrejt 2019-ës.

Masat kufizuese të ndërmarra në kuadër të frenimit të pandemisë kanë bërë që edhe në tregti të mbyllin dyert rreth 700 biznese, duke mos përballuar goditjen.

Teksa sektorët e lidhur me konsumin janë prekur ndjeshëm, ndërtimi dhe teknologjia e informacionit kanë shfaqur një ecuri pozitive vitin e kaluar, veçanërisht ky i fundit.

Vendosja e karantinës totale bëri që shumë punonjës të punonin nga shtëpia dhe bizneset të përdornin gjithnjë e më shumë teknologjinë, ku kërkesa e lartë për shërbime të këtij sektori nxiti edhe rritjen e numrit të ndërmarrjeve që operonin në këtë sektor me rreth 8.4% kundrejt vitit 2019.

Ndërsa ndërtimi është padyshim një ndër sektorët që i ka rezistuar më së miri krizës e këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e INSTAT, pasi një vit më parë më shumë se 300 firma të reja nisën aktivitetin në këtë sektor.

Ajo që vihet re nga të dhënat është edhe një rritje e numrit të subjekteve që operojnë në bujqësi si dhe një shtim i ndjeshëm i fermerëve të pajisur me nipt.

Në total, në fund të vitit 2020 rezultojnë të regjistruara në vend mbi 166.3 mijë ndërmarrje aktive, nga 162.3 mijë në vitin paraardhës, duke shënuar një rritje prej 2.5%. /Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore