Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pandemia mbushi xhepat e shtoi numrat e miliarderëve amerikanë

Pandemia mbushi xhepat e shtoi numrat e miliarderëve amerikanë

SHBA- Miliarderët amerikanë kanë rritur pasurinë e tyre përgjatë pandemisë me më shumë se dy herë, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë.

Sipas Institutit për Studime Politike për Pabarazinë dhe shoqatës Amerikanët për Taksimin e Ndershëm, pasuria e miliarderëve amerikanë u rrit me 3 trilionë dollarë brenda 19 muajve.

Raporti thotë se pasuria totale e tyre shkoi në 5 trilionë dollarë në mes të muajit tetor, nga rreth 2 trilionë dollarë që ishte në 18 mars, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë globale.

Në krye të listës së personave që u pasuruan më shumë gjatë kësaj periudhe është bosi i Tesla-s dhe Space X, Elon Muks, që pa një rritje të pasurisë së tij me 751 për qind, ose 210 miliardë dollarë nga 24.5 miliardë dollarë që ishte para pandemisë.

I dyti në listë është bosi i Amazon, Jeff Bezos, që pa t’i rritej portofoli me 70 për qind, duke shkuar nga 113 miliardë dollarë në 192 miliardë dollarë.

Podiumi i më të pasurve plotësohet nga Bill Gates, pasuria e të cilit u rrit me 35 për qind, nga 98 miliard dollarë në 133 miliardë dollarë.

Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe u rrit edhe numri i miliarderëve amerikanë. Sipas raportit, para pandemisë në banka numëroheshin vetëm 614 llogari bankare me 10 shifra, ndërsa në tetor të 2021, ky numër ka shkuar në 745.

Raporti thekson se pandemia ka përkeqësuar pabarazinë në të ardhura.

“5 trilionë dollarët e zotëruar nga 745 miliarderët është është 70 për qind më shumë se 3 trilionë dollarët që zotëron gjysma e popullsisë amerikane”, thotë raporti.

Në të thuhet se në shtator numëroheshin 7.7 milionë të papunë në SHBA.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore