Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Pallatet e braktisura/ Pas 15 vitesh merr fund zvarritja,  Lame shpërndan certifikatat te zona e Selitës, dokumentet që duhen

Pallatet e braktisura/ Pas 15 vitesh merr fund zvarritja,  Lame

Emisioni "Pyet Kadastrën" nisi me një rast suksesi në dhënien e certifikatave të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit, ku banorë nuk kanë pasur certifikatën e pronësisë. Pallati ndodhej në një zonë të urbanizuar tashmë në zonën e Selitës, në rrugën "Bill Klinton" në Tiranë.

"Është zonë e e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar tashmë dhe për fat të keq shumicën apo pjesën dërrmuese, ose i ka në proces legalizimi ose të legalizuara. Po të dalin një statistikë rezulton e vetëm pesë ose 10 për qind e objekteve janë hipotekuar direkt nga bashkia, shumica dërrmuese mbi 80% e tyre janë legalizuar ose janë në një proces legalizimi. Edhe ky objekt është një pallat nga kjo kategori. Ne flasim për objekt për leje të vitin 2006, gati 15 që presin certifikatën e pronësisë. Subjekti e ka braktisur objektin, duke iu lënë në mes të rrugës për problemin tuaj për mbylljen e procesit nga pikëpamja dokumentare", tha Lame në takimin që u mbajt për dhënien e certifikatës së pronësisë.

Më tej procesi u zvarrit, por në vitin 2019, procesi i legalizimit të pallateve iu kalua Kadastrës, e nga këtu shumë prej problematikave të kësaj natyre po marrin zgjidhje në mënyrë përfundimtare.

Pallatet e braktisura/ Pas 15 vitesh merr fund zvarritja,  Lame

Lame më tej theksoi se këto raste po bëhet publike për faktin  vetëm se ai pallati tjetër ngjitur që mund të jetë në të njëjtin rast ankohet në të gjitha mënyrat për mos legalizimin e objektit, dhe ta shohin se si realizohet procesi. "Të bëhemi bashkë, sepse ndryshe nuk ka se si të legalizohet një apartament nga një i vetëm, por nuk i bë i gjithë pallati në themel, të bëhet përllogaritja e apartamentit dhe se çfarë ka shtesa pa leje sepse duhen paguar taksat", tha Lame.

Edhe në emisionin "Pyet Kadastrën" rëndësi iu vu faktit e caktimit të një administratori apo të një personi përgjegjës për procesin e legalizimit të pallateve.

"E kuptojmë që është një problematikë shumë e përhapur e ka mirëkuptim për masën. Nëse një objekt ka 200 njësi, prek 200 familje, pra duhet një administrator ose një përfaqësues", tha drejtuesja e emisionit, Ilda Dajçi, eksperte e Kadastrës.

Kiara Hasaj specialiste në këtë Agjenci u shpreh se duhet dorëzuar një sërë dokumentesh dhe duhet zgjedhur një person përfaqësuar.

"Lista e banorëve, kopjet e vetdeklarimeve, kontratave që janë kryer, certifikatave familjare të kohës në momentin e kohës. Dorëzimi i projekteve është i rëndësishëm", janë disa nga hapat që duhet të ndiqen.

Pallatet e braktisura/ Pas 15 vitesh merr fund zvarritja,  Lame

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore