Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Paga e luftës/ Tatimet japin afatin e fundit të ankesave për tatimpaguesit dhe individët

Paga e luftës/ Tatimet japin afatin e fundit të ankesave për

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare për dy paketat që qeveria adresoi në mbështetje të individëve dhe biznesit të ndodhur në vështirësi nga situata e shkaktuar nga COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, Administrata Tatimore bën të ditur se, “do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin n? koh? dhe sa m? par? t? këtij procesi brenda afateve t? caktuara”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga paketa e parë kanë përfituar rreth 65 mijë individë, që kanë marrë tre këste nga 26 mijë lekë. Fondi total i paguar për paketën e parë është 5.08 miliardë lekë.

Për paketën e dytë (një pagesë e vetme prej 40 mijë lekësh) deri më 24 korrik, e kanë përfituar ndihmën 172 172 të larguar nga puna në 47 388 biznese, nga 210 mijë që ishte numri total i përfituesve të pritshëm. Nga totali i përfituesve, rreth 23.4 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave. Fondi i paguar është 6.9 miliardë lekë

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me pro?esin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin n? koh? dhe sa m? par? t? këtij pro?esi brenda afateve t? caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, t? kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore