Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Omicron tremb tregjet, bursat të martën u hapën me humbje

Omicron tremb tregjet, bursat të martën u hapën me humbje

Tregjet financiare nisën të reflektojnë pasigurinë e nxitur nga varianti i ri i Covid dhe deklaratave e sinjalet që mbërrijnë nga prodhuesit kryesorë të vaksinave.

Bursat u hapën me humbje të martën pas deklaratës së kreut të Modernas se vaksinat ekzistuese do të jenë më pak efektive ndaj variantit Omicron të Covid. Por, luhatja zgjati pak, pasi situata u stabilizua dhe bursa e Frankfurtit raportoi rritje pas deklaratave e komenteve qetësuese nga zyrtarët e BE.

Kreu i Agjencisë Europiane të Barnave, Emer Cooke i tha Parlamentit Europian se vaksinat ekzistuese mbrojnë edhe ndaj Omicron, sidomos nga shfaqja e rasteve të rënda të tij.

Kreu i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon tha se deri më tani rastet e konfirmuara me Omicron në 10 vende të BE-së tregojnë se varianti i ri ka simptoma mesatare, ose nuk shfaq simptoma fare, sidomos te moshat e reja.

Tregjet dhe investitorët janë trembur nga mundësia që Omicron ta zhysë sërish botën në një fazë të re izolimi, mbylljeje kufijsh dhe kufizimesh të tjera. Pjesa më e madhe e vendeve perëndimore aktualisht kanë vendosur masa ndalimi të hyrjes nga shtetasit e Afrikës së Jugut dhe vendeve fqinje të saj, pas shfaqjes për herë të parë të Omicron në këto vende.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore