Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Nxitoni, Tatimet thirrje qytetarëve: Duhet të deklaroni edhe të ardhurat e krijuara jashtë Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar ditën e sotme se qytetarët rerzident në shqipëri dhe kanë bërë para jashtë territorit shqiptar huhet ti deklarojnë. Ajo shton më tej se janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave DIVA-2020, se këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021.

Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi.

Në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së./Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore