Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Nuk paguan Becchetti-n/ Shqipëria rrezikon sekuestrimin e pasurive

Nuk paguan Becchetti-n/ Shqipëria rrezikon sekuestrimin e pasurive

Në një artikull të gjatë, gazeta kryesore në Austri “Der Standard” thotë se Shqipërisë rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

”Disa banka dhe kompani energjetike austriake kanë marrë së fundi një mesazh të pazakontë” shkruan gazeta.

“Një kompani ligjore i pyeti nëse kanë ndonjë pasuri apo ndonjë pretendim nga Republika e Shqipërisë, sepse ato duhet të bashkëngjiten. Arsyeja është një gjyq arbitrazhi që investitorët italianë ngritën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (QZMI) u dha atyre prillin e vitit 2019, të drejtën e një kompensimi prej rreth 100 milionë eurosh.

Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, theksohet në artikull.

Der Standard shpjegon se në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore Dorda e ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milion euro për Francesco Becchetti, një prej tre paditësve.

Llogaritë dhe letrat me vlerë me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka me Verbund dhe EVN për shkak të projekteve energjetike, janë vënë në pikëpyetje, thuhet më tej në shkrim.

Qeveria shqiptare nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi e ka ankimuar procesin.

Artikulli i Der Standard

Disa banka austriake dhe kompani energjetike kanë marrë kohët e fundit nga një letër të pazakontë. Një kompani ligjore është duke pyetur nëse ato kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.

Arsyeja është një gjyq në arbitrazh që disa investitorë italianë bënë kundër Shqipërisë në 2015 dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) u dha atyre rreth 100 milionë euro kompensim në prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën.

Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Firma ligjore Dorda ka marrë përsipër detyrën e sekuestrimit të pasurive shqiptare dhe po përpiqet të mbledhë deri në 25 milionë euro për Francesco Becchetti-n, një nga 3 paditësit. Llogaritë dhe letrat me vlerë në 7 banka, pjesa e koncesionit që Shqipëria ka me kompanitë Verbund dhe EVN për shkak të projekteve të ndërtimit të një termocentrali në vend duket se janë vënë në pikëpyetje.

Procedura në shumë shtete

Sipas Konventës së ICSID, në të cilën Austria është aderuar, vendimet e arbitrazhit duhet të zbatohen nga gjykatat vendase. Urdhri i ekzekutimit u bë në 10 nëntor në Gjykatën e Qarkut të Vjenës.

“Firma ligjore është akoma duke pritur përgjigjet nga kompanitë në fjalë, për të ashtuquajturat deklarata të borxhit të palëve të treta” – thotë një nga partnerët e Dorda, Florian Kremslehner. Përveç Austrisë, ka procedime paralele edhe në vendet të tjera të Evropës. Sapo shuma totale të jetë mbledhur, detyrimi konsiderohet i përmbushur.

“Procedura të tilla përmbarimore janë mjaft të rralla”, – thotë Kremslehner për “Der Standard”, – sepse shtetet zakonisht pranojnë vendime të tilla arbitrazhi. Pengesa më e madhe është se shtetet këmbëngulin në sovranitetin e tyre dhe zbatimi është i vështirë në shumë shtete të tjera.”

Qeveria shqiptare refuzon të paguajë, duke përmendur një proces ankimimi që është në vazhdimësi. Në fakt, sipas një platforme kërkimore shqiptare, Ministria e Financave në Tiranë tashmë ka buxhetuar 110 milionë euro për të shlyer këtë detyrim.

Çështja e lirisë së shtypit

Kjo çështje është veçanërisht pikante sepse ka të bëjë gjithashtu me lirinë e shtypit. Kompania televizive Agonset u konfiskua, por sipas mendimit të gjykatës së arbitrazhit kjo u bë sepse ishte tepër kritike ndaj qeverisë. Konfiskimi “ishte kulmi i një fushate politike kundër paditësve”, të cilët gjithashtu u përndoqën me procedime të diskutueshme penale.

Shqipëria zakonisht merr nota të mira për klimën e saj të investimeve, por tashmë ka humbur disa procedura të arbitrazhit kundër investitorëve. Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori konsiderohet të jetë pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët rrallëherë u drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore