Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Nuk ka çipa / Apple shkurton prodhimin e iPhone 13

Nuk ka çipa / Apple shkurton prodhimin e iPhone 13

Apple do të shkurtojë me të paktën 10 milionë numrin e iPhone 13 që planifikon të prodhojë brenda këtij viti për shkak të mungesës globale të çipave.

Kompania pritej të prodhonte 90 milionë njësi të modeleve të reja iPhone deri në fund të këtij viti, sipas Bloomberg. Në një raport të brendshëm Apple u tha prodhuesve të saj se numri i njësive do të ishte më i ulët, sepse furnizuesit e çipave përfshirë nga Broadcom Inc, ashtu edhe Texas Instruments

Aksionet e Apple ranë 1.2 për qind pas këtij informacioni, ndërsa Texas Instruments dhe Broadcom ranë të dy rreth 1%. Apple nuk pranoi të komentojë. Broadcom dhe Texas Instruments nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment.

Në korrik, Apple parashikoi ngadalësimin e rritjes së të ardhurave dhe tha se mungesa e çipave, e cila kishte filluar të godiste aftësinë e saj për të shitur Mac dhe iPad, gjithashtu do të pengonte prodhimin e iPhone. Texas Instruments gjithashtu dha një parashikim të butë të të ardhurave atë muaj, duke lënë të kuptohet shqetësimet e furnizimit me çipa për pjesën tjetër të vitit.

Kriza e çipave ka bërë presion të madh mbi industritë nga automobilët në elektronikë, duke bërë që shumë prodhues të automjeteve të pezullojnë përkohësisht prodhimin.

Me fuqinë e saj blerëse masive dhe marrëveshjet afatgjata të furnizimit me shitësit e çipave, Apple ka kapërcyer ciklin e furnizimit më mirë se shumë kompani të tjera, duke bërë që disa analistë të parashikojnë se modelet e iPhone 13 të lëshuara në shtator do të kenë një vit të fortë shitjesh, teksa konsumatorët shikojnë të përditësojnë pajisjet e tyre rreth rrjeteve 5G.

Gjithsesi, parashikimet janë që iPhone 13 të ketë shitje më të larta se iPhone 12, duke arritur deri në 80 milionë njësi brenda këtij viti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore