Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Një britanike humbet të gjitha kursimet nga mashtrimi “Elon Musk” dhe “BBC”

Me idenë e bindjen se po bënte një investim të zgjuar në industrinë e monedhave virtuale, që do t’i sillte fitime në të ardhmen e afërt, një grua britanike humbi të gjitha kursimet e saj,

Julie Bushnell ra për një mashtrim me Bitcoin që i kushtoi asaj 9 mijë paund. Mashtruesit përdornin emrin e sipërmarrësit Elon Musk, që shoqërohej me gjoja një lajm të BBC. Por, e vërteta ishte se si Musk, ashtu edhe lajmi dhe vetë faqja e atij lajmi ishin të rreme.

Lajmi i “BBC së rreme”sugjeronte se ajo mund të dyfishonte paratë e saj në një dhuratë të kriptovalutës.

Bushnell pagoi 9,000 paund, të cilat i kishte kursyer në një llogari në përpjekje për të blerë një shtëpi të re. Kur nuk mori asnjë pagesë mbrapsht, ajo nisi të dyshojë se mund të kishte rënë pre e mashtrimit.

Rasti i saj është raportuar Policinë e Sussex. "Ata më kanë grabitur dinjitetin, respektin për veten, vetëvlerësimin dhe forcën time. Më kanë grabitur gjithçka, jo vetëm paratë”, thotë Bushnell.

Një britanike humbet të gjitha kursimet nga mashtrimi “Elon

Vendosi që historinë e saj ta bëjë publike për të ndërgjegjësuar personat e tjerë që të mos bien pre e mashtrimeve në internet, sidomos të verifikojnë faqet dhe informacionet që ju ofrojnë fitim të shpejtë përmes investimeve në monedhat digjitale.

Ekspertët britanikë sugjerojnë se ashtuquajturat “banda dhuruese” kanë grabitur përmes kësaj skeme dhe skemave të ngjashme më shumë se 18 milion dollarë në të gjithë botën në tre muajt e parë të 2021, me më shumë se 5,600 viktima, krahasuar me 10,500 në tërë 2020.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore