
Ngadalësimi i kreditimit, bankat vendosin paratë jashtë vendit
Ngadalësimi i kreditimit ka rritur aktivet jorezidente të sektorit bankar në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve jorezidente arriti në 346 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Sektori bankar shqiptar shënoi një rritje të depozitave me rreth 23 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë.
Nga këto, pjesa më e madhe, rreth 17 miliardë lekë, ishin në valutë të huaj. Nga ana tjetër, rritja e kreditimit të ekonomisë vendase gjatë tremujorit, megjithë gjallërimin pas daljes, ishte më e ngadaltë me periudhën e parakrizës. Portofoli neto i kredisë bankare u zgjerua me rreth tre miliardë lekë.
Në veçanti bankat më të mëdha, që zotërojnë edhe pjesën më të madhe në tregun e depozitave në valutë, mbajtën një qasje të kujdesshme në huadhënie gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte, duket se prurjet e reja të depozitave në valutë të huaj kanë shkuar kryesisht në vendosje jashtë vendit.
Pavarësisht rritjes së tremujorit të tretë, pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ngelet në nivele relataivisht të ulëta krahasuar me periudhat e mëparshme, në rreth 22% të totalit. Në dy tremujorët e fundit, pesha e aktiveve jorezidente paraqitet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2013. Niveli i tyre më i lartë ishte regjistruar në fillim të vitit 2017, kur përbënin rreth 28% të aktiveve të sektorit bankar shqiptar. Duke qenë se këto aktive janë kryesisht në euro, nënçmimi monedhës europiane ndaj lekut ka bërë që statistikisht vlera e tyre e raportuar në lekë, por edhe pesha e tyre specifike, të bjerë.
Aktualisht, 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj, por tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Shtimi i likuiditetit të lirë në valutë vitet e fundit është theksuar nga një orientim më i madh i huadhënies drejt lekut. Raporti mes kredive dhe depozitave në valutë aktualisht është rreth 48%, çka tregon se më pak se gjysma e depozitave në valutë të bankave janë dhënë kredi. Duke hequr pjesën që mbahet në formën e rezervës së detyrueshme pranë llogarive të Bankës së Shqipërisë, për shumicën e fondeve të tjera në valutë duhet gjetur një zgjidhje për investimin ose mbajtjen e tyre jashtë vendit.
Në kushtet e normave reale negative të interesit, vendosjet jashtë përgjithësisht nuk sjellin përfitime për bankat. Për të thithur likuiditetin e lirë në valutë të sektorit bankar, në raste të veçanta qeveria shqiptare emeton tituj në valutë të huaj në tregun e brendshëm. Madje, bankat shqiptare janë edhe ndër blerësit kryesorë të eurobondeve që Shqipëria emeton në tregjet e huaja./Monitor



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >




Pasojat e pandemisë, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Ilaçi kundër Covid, Maqedonia e Veriut jep viston: Brenda javës përdoret ndaj të infektuarve

Shqipëria në prag të pikut të Covid, Tomini:E gjithë Tirana vatër e kuqe, shmangni autobusët, lokalet dhe...

“Ata që bëjnë vaksinën nuk duhet të pinë alkool”, herbalisti zbulon edhe vetitë e jashtëzakonshme të propolisit të bletës
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
