Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Në Minsk ka protesta, por bjellorusët po pushojnë në Vlorë

Në Minsk ka protesta, por bjellorusët po pushojnë në

Sipas hotelierëve 15 ditëshi i dytë i gushtit u pa si shpresëdhënës nga të gjithë operatorët turistikë, por akomodimet në hotele nuk janë shtuar  në raport me ditët që lamë pas. Adnan Aliaj nga shoqata e operatorëve turistikë tregon se nga po vijnë turistët.

Turistët vijojnë të jenë nga Maqedonia, Kosova dhe Ukraina. Sipas Aliajt, mungojnë turistët e tjerë nga Gjermania apo Italia, ndërsa nuk ka asnjë parashikim as për shtatorin pas forcimit të rregullave ndaj pandemisë n Evropë.

Vlora mbetet një destinacion i pushuesve, kryesisht  nga trevat shqipfolëse,vendas, por edhe me turistë nga Bjellorusia, të cilët  zgjedhin qytetin bregdetar për të kaluar pushimet verore.

“Më pëlqen Vlora për detin e bukur, kuzhinën dhe njerëzit e mrekullueshëm.Kam ardhur këtu me mamin dhe vëllanë dhe po kënaqemi”, shprehet një vogëlushe nga Bjellorusia.

“Detet Adriatik dhe Jon janë të mrekullueshëm, po ashtu dhe njerëzit. E shoh që në Shqipëri janë të interesuar  për debatet politike në Bjellorusi”, shprehet një tjetër.

E pyetur nëse është dakord me protestat kundër Lukashenkos në Bjellorusi, turistja nga ky vend i aprovon ato. “Prej 20 vitesh dëgjojmë vetëm fjalë, thotë ajo. Askush të dëgjon dhe siç shihet nuk po dalim dot nga kjo situatë”.

Një kuzhinier nga Vlora prej 20 vitesh banon në Londër. Ai shprehet se është i mahnitur nga ndryshimet në Vlorë këto vite, çka e kanë bërë atë shumë më të bukur, sipas tij, ndërsa është e pakrahasueshme shija e gatimeve shqiptare. Edhe  këtë fundjavë, rrugët drejt bregdetit janë përballur me një fluks të rënduar automjetesh, të cilat e kanë kaluar shifrën 30 mijë./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore