Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ndërtuesit raportojnë ulje të kërkesës, por mbeten optimistë

Ndërtuesit raportojnë ulje të kërkesës, por mbeten

Banka e Shqipërisë publikoi anketën e muajit gusht për sektorin e ndërtimit, ku thuhet se ndërtuesit kanë raportuar një ulje me 35 pikë përqindjeje të porosive. Shifra është më e ulta që prej muajit qershor të këtij viti.

Pjesa më e madhe e ndërtuesve raportuan për muajin gusht rënie të porosive. Por, tkurrja e kërkesës nuk ka zbehur optimizmin e ndërtuesve, ku shumica e tyre mendojnë se në tre muajt e ardhshëm do të ketë ecuri të mirë të tyre.

Në dy vitet e fundit, pavarësisht se vendi është goditur nga tërmeti dhe më pas nga pandemia, industria e ndërtimit nuk u prek, përkundrazi ajo njohu një zhvillim edhe më agresiv, që u reflektua edhe te rritja e fortë e çmimeve, sidomos në Tiranë, ku çmimi mesatar për 1 metër/katror përllogaritet te 1100 euro.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 3.4 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2020 dhe me 5.8 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Paradoksalisht me gjetjet për ndërtuesit, në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë me konsumatorët, balanca e përgjigjeve për pyetjen “A keni në plan të blini, ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.” është negative prej -86 pikë përqindjeje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore