Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ndërtimi lulëzon gjatë pandemisë, 251 leje të dhëna këtë 3-mujor, qytetet që kryesojnë

Ndërtimi lulëzon gjatë pandemisë, 251 leje të

Shumë biznese janë në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 por sektori i ndërtimit duket se nuk është përfshirë nga kriza, përkundrazi.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti lejet e ndërtimit për ndërtesa të reja janë 251. Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, kanë qenë 184 leje ndërtimi. Pra në këtë vit, numri i lejeve është rritur me 36.4%

E ndarë sipas qarqeve, Tirana është zona ku janë dhënë më shumë leje me 72 leje, e ndjekur nga Durrësi me 44 dhe më pas Fieri dhe Lezha me nga 26 leje. Dibra është qarku ku ndërtohet më pak, teksa në këtë tremujor janë dhënë vetëm 3 leje ndërtimi.

Për sa i përket sipërfaqes që do të zënë këto ndërtime, ajo përllogaritet të jetë 599.446 metër katrorë, ose 79.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet në Tiranë, ku lejet përkthehen në 442.152 metër katrorë, e ndjekur nga Lezha me 86.447 metër katrorë.

Vlera monetare e këtyre lejeve të dhëna është 26.6 miliardë lekë, ose rreth 216 milionë euro, gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vlera më e lartë është sërish në Tiranë me 15.6 miliardë lekë ose 127 milionë euro. Më pas vjen Durrësi, me 20 milionë euro dhe Vlora me rreth 18 milionë euro./ Euronews.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore