Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet marrëveshja/ Balluku: Do të shkoni në Rinas për 12 minuta, ja kur do të jetë gati

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet

Sot është firmosur kontrata mes  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës.

Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme dhe u shpreh se punimet do të zgjasin 30 muaj, pra hekurudha do të jetë gati në verën e vitit 2023 dhe do të krijojë rreth 2200 vende të reja pune.

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën kohore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.

Ministrja Belinda Balluku në ceremoninë e mbajtur me këtë rast dha detaje mbi planet e tjera në sektorin hekurudhor në një periudhë afatmesme ndërkohë që bëri të ditur se ndërtimi i projektit të Tiranë-Durrës përfundon në verën e vitit 2023.

Balluku: Kam kënaqësinë që të marr pjesë së bashku me ju, pas një periudhe të gjatë, na është dashur të punojmë 3 vite për firmosjen e marrëveshjes të rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të aeroportit të Rinasit.

Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore dhe lidhja me aeroportin kombëtar të Tiranës është një ndër projektet prioritare të qeverisë shqiptare, përcaktuar dhe në dokumentet strategjikë kombëtar. Linja hekurudhore Tiranë-Durrës është aktualisht një pjesë e ngarkuar sa i përket trafikut të udhëtarëve, pasagjerëve, por edhe mallrave. Nuk duhet harruar që është ndërtuar në vitin  1951 dhe ka pasur një rehabilitim në vitin 1996 dhe ka më shumë se dy dekada e amortizuar dhe në nevojë të plotë për rehabilitim të thellë.

Ky investim nuk do të mbetet i vetmi në rrjetin tonë hekurudhor pasi në planet afatmesme kemi dhe rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit dhe linjës Pogradec-Korçë dhe linjën e re Korçë-Kapshticë.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese nga stacioni qendror i Durrësit, i cili është ekzistues deri në vendndodhjen e ardhshme të terminalit të transportit publik të Tiranës, i cili është projekt që po dizenjohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5.7 kilometrash, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit. Ky projekt do të mundësojë multimodalitetin e sistemit të transportit në zonën metropolitane Tiranë-Durrës nëpërmjet krijimit të një rrjeti të integruar dhe efikas duke mbuluar zonën me aktivitetin më të lartë ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë risi për lëvizjen drejt aeroportin e Rinasit duke reduktuar edhe trafikun në oraret e pikut të lëvizjes. Do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën koghore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.

Projekti do të ndikojë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës pasi parashikohet që të punësohen rreth 2200 punonjës, ndërkohë që kursimet nga përdorimi i hekurudhës krahasuar me përdorimin e automjeteve private do të jenë 55 milionë euro në vit. Gjej rastin të falenderoj partnerët ndërkombëtar partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen, në veçanti BE për grantin 36.65 milionë euro për projektin e detajuar dhe delegacionin e BE në Tiranë që na kanë mbështetur. Nuk mund të lë një nga bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë, BERZH-in.

Për ndërtimin e linjës së re të aeroportit të Rinasit morën pjesë 22 kompani. Duke patur një fitues që ndodhet këtu sot për nënshkrimin e kontratës, kompania italiane INC SPA, një kompani me eksperiencë shumë vjeçare, e cila ka përmbushur kriteret teknike. Punimet do të mbyllen brenda një afati 30 mujor, ose thënë ndryshe në verën e vitit 2023.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore