Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nafta bie në tregjet globale, po në Shqipëri?

Nafta bie në tregjet globale, po në Shqipëri?

Vendet anëtare të OPEC ranë dakord që të rrisin sasinë e prodhimit të naftës në mënyrë që të ulet çmimi i saj në tregjet globale, si një mjet për të ndihmuar ekonomitë në përpjekjet për t’u rimëkëmbur pas krizës së pandemisë.

Njoftimi i organizatës që mbledh në gjirin e saj prodhueset më të mëdha të naftës në botë u reflektua menjëherë në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi ra në 70 dollarë ditën e martë.

Çmimi i naftës së papërpunuar në SHBA ra gati 8 për qind dhe u mbyll në rreth 66 dollarë për fuçi të hënën, duke shënuar rënien më të madhe njëditore që nga shtatori i vitit 2020. Edhe nafta e papërpunuar Brend ra me 7 për qind duke zbritur në 69 dollarë për fuçi.

OPEC ra dakord të rrisë me 400 mijë fuçi prodhimin ditor duke filluar prej muajit gusht. Marrëveshja u kundërshtua fillimisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që pas bisedimeve u tërhoqën nga ky qëndrim.

Me heqjen e kufizimeve dhe rinisjen e aktiviteteve në pranverë, çmimi i naftës filloi të rritej gradualisht. Duke prekur kulmin dyvjeçar në fillim të muajit korrik. Çuditërisht, luhatjet e bursave ndërkombëtare “u ndjenë” shpejt në tregun shqiptar, ku litri i naftës shkoi deri në çmimin rekord prej 183 lekësh.

Mbetet për t’u parë nëse do të reflektohet me po të njëjtën shpejtësi e anasjellta, pra ulja e çmimit të naftës në tregjet globale. Përvoja në të shkuarën na sugjeron që kjo s’ka për të ndodhur, pasi kompanitë importuese “justifikohen” në këto raste me arsyetimin se në depozita kanë sasi të karburantit të blerë me çmimet e vjetra.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore