Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ministrja e Financave kundër heqjes së taksës 6% për fermerët: Nuk ul çmimet, shihni furrat e bukës

Ministrja e Financave kundër heqjes së taksës 6% për

Ndërsa fermerët e Lushnjës po protestojnë përpara Parlamentit, brenda sallës ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka hedhur poshtë kërkesat e fermerëve për heqjen e taksës prej 6%.

Sipas saj kjo nuk do të kishte asnjë efekt dhe nuk do të kishte ulje të çmimeve dhe për këtë e ka treguar precedentët e mëparshëm.

"Ne përjashtuam nga taksat bizneset që kishin një xhiro nga 0-10 milionë lekë, duke i krijuar lehtësira. Të gjitha furrat e bukës janë brenda kësaj kategorie, a ul çmimi i bukës? Jo. Ne kemi formuar bindjen se përjashtimi nga TVSH nuk arrijnë në benifite për qytetarët, por patjetër që duhen ndihmuar bizneset. Kompensimi i vlerës i 6% i TVSH nuk ka arritur te fermërët. Të reduktojnë përjashtime dhe të krijojmë të ardhura dhe të shkojnë te sektorët prioritare, siç po e  bëjmë këtë", tha kryefinancierja.

Në fjalën e saj ajo premtoi se paratë që do të mblidhen nga taksat do të shkojnë për investimet dhe subvencionet në sektorin e bujqësisë.

"Të gjithë këto para që do të mblidhen nga TVSH do të shkojnë drejtpërdrejt si subvencione te fermerët", theksoi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore