Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ministrja Bilali: 1 mld lekë fond si garanci sovrane për fasonët, Dolçe Gabbana linjë prodhimi në Lushnje

Ministrja Bilali: 1 mld lekë fond si garanci sovrane për fasonët,

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali në emisionin Zona Zero deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur për biznesin fason 1 miliardë lekë si garanci sovrane për biznesin fason. Ministrja e shtetit gjithashtu bëri të ditur se ky fond do të përdoret për përmirësimin e makinerive të biznesit fason, në mënyrë që t'i përgjigjet sa më mirë nevojave të tregut.

"Fondi i vënë në dispozicion tregon dhe vullnetin e qeverisë. Çdo kompani që prodhon,  biznes fason, nëse duan të rinovojnë teknologjinë, sepse ato e kanë shprehur se teknologjia e përdorur është e vjetër mund ta arrijnë me këtë fond. Në momentin që ne përmirësojmë teknologjinë, ulen kostot dhe rritet cilësia e produkteve. Ne po përshtatemi më së mirë, kompanitë shqiptare po ecin, në botë duhen 3 vite, ne kemi sensin e mbijetesës shumë të rritur. Në 2022, edhe BB ka thënë se do të kemi rritje. Në mos kovidi do të jetë i mbaruar, e na la mësim për të mësuar. Në 2022 me politikat e duhura për vaksinat, do të na lejojnë për operacionitetin financiar. Sektori duhet të avancojë brenda llojit, që kemi avancuar me hapa më të vegjël është modernizimi i zinxhirit", tha ministrja.

Ajo zbuloi se firmat e njohura të botës po vijnë në Shqipëri, duke deklaruar se  "Dolçe Gabbana ka ngritur një linjë prodhimi t në Lushnje, jo të gjithë koleksioni i saj, Alverio Martini ka linjë në Shkodër", tha Bilali.

Ndërsa si ndihmë të dytë të bizneseve është mundësia e binjakëzimeve me firmat e huaja në mënyrë që të kenë mundësi e dizanjeve.

Ndërsa bëri të ditur se qeveria do të japë një fond prej 10 milionë eurosh për projektin e Startup-eve që do t'u vijë në ndihmë të rinjve shqiptarë.

"Qeveria po i jep një vëmendje që është konkrete, që është i dedikuar me një fond për 10 mln euro, e jemi duke ecur me kuadrin ligjor, paralel me të, që krijon lehtësira, jemi në fazat e fundit të draftimit. Do të ketë një periudhë 24 mujore që të rinjtë të vetdeklarohen, për çfarëdo lloj biznesi, e hapur mosha dhe kombësia. Po të bëhemi faktor në Ballkan, do të ishte shumë e mirë", tha Bilali.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore