Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Më shumë leje ndërtimi, shtohet edhe sipërfaqja për pallate

Më shumë leje ndërtimi, shtohet edhe sipërfaqja për

Lejet e ndërtimit të dhëna në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën me 66 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në këtë periudhë janë dhënë 347 leje, nga 209 që u dhanë një vit më parë.

Veç numrit të lejeve është rritur edhe sipërfaqja, që do të thotë se lejet e dhëna kanë qenë më shumë për ndërtesa shumëkatëshe.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve totale të dhëna për tremujorin e dytë të këtij viti ishte 544 mijë metër/katrorë, nga 322 mijë metër/katrorë që ishte një vit më parë.

Vlera e përafërt e ndërtimit për lejet e dhëna u rrit me 56 për qind në krahasim me një vit më parë, ose 23 miliardë lek, nga 15 miliardë lek në 2020.

Numrin më të madh të lejeve të dhëna e mban Tirana, ku në periudhë 6-mujorëshe ato u rritën me 2 për qind në krahasim me 2020. Në këtë 6-mujor, Tirana dha 158 leje ndërtimi, nga totali i 598 lejeve.

Gjithashtu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi me sipërfaqe 816 mijë metër/katrorë, një rritje me rreth 60 për qind e krahasuar me 2020.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore