Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Manipulim sy për sy” – Si e ndryshoi Basha shifrën e mbetjeve nga 37 euro/ton në 12 euro/ton (Dokumentat)

“Manipulim sy për sy” – Si e ndryshoi Basha shifrën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shpalosur sot para gazetarëve fakti se trajtimi i mbetjeve me kontenierë nën tokë, siç ishte parashikuar kur Tiranën e drejtonte ai, do të kushtonte vetëm 12 euro për ton.

“Brenda tre vitesh të futeshin nën tokë në të gjithë bashkinë e Tiranës dhe trajtimi i tyre në Sharrë të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që e bën ky hajduti bashkë me hajdutët e tjerë.” – tha Basha në deklaratë për mediat.

Basha mbante edhe një dosje në dorë me logon e Bashkisë së Tiranës ndërsa gazetarërve nuk u vëri në dispozicion asnjë dokument që tregonte se Sharra do të menaxhohej me 12 euro/ton.

“Manipulim sy për sy” – Si e ndryshoi Basha shifrën
Basha duke treguar një dokument, por jo shifrat

Ndryshe nga Basha, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ka nxjerr një dokument zyrtar me firmën e kryedemokratit, ku mbetjet do të trajtoheshin për 37 euro/ton, pra më shumë se trefishi që deklaron Basha.

Tirana prodhon 1 mijë ton në ditë, dhe me tarifën e Bashës, qytetarët do të paguanin 8 mijë euro më shumë në ditë. Nëse i bën një përllogaritje për 1 vit, atëherë shteti shqiptarë do të paguante 3 milionë euro më tepër dhe nëse koncesioni do të ishte për 30 vite, atëherë kjo shumë do të ishte 90 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që Basha manipulon publikun për debatin e Sharrës. Mjafton të shikosh dokumentin e mëposhtëm dhe e kupton sesa i vërtetë është kryetari i opozitës.

Mediat raportojnë se halli i Bashës është pikërisht përfshirja e kunatit të tij, Erion Isufi në menaxhimin e mbetjeve urbane. 

“Manipulim sy për sy” – Si e ndryshoi Basha shifrën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore