Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Makinat fluturuese, tregu i pazbuluar triliona dollarësh që po nxit konkurrencën mes kompanive

Makinat fluturuese, tregu i pazbuluar triliona dollarësh që po nxit

Kompania koreano-jugore, Hyunday njoftoi se ka përshpejtuar punën për zhvillimin e makinave fluturuese duke ndryshuar strategji, ku në vend të shitjes fillimisht do të ndërtojë dhe menaxhojë vetë një shërbim taksish fluturuese.

“Hyundai është përpara afatit kohor të përcaktuar më parë për hedhjen në treg të automjeteve të lëvizjes ajrore urbane, të njohura edhe si makina fluturuese”, tha Jose Munoz, zyrtari kryesor operativ global i Hyundai, në një intervistë të transmetuar të hënën në konferencën e ngjarjeve “Reuters Car of the Future”.

Si afatin më të largët Munoz përmendi vitin 2028, ku ky shërbim do të ofrohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai nuk përjashtoi që kjo të ndodhë edhe para vitit 2025.

"Ne e shohim këtë treg si një mundësi të konsiderueshme rritjeje" tha Munoz për Reuters.

Hyundai është duke punuar për ndërtimin e makinave fluturuese me bateri elektrike që mund të transportojnë pesë deri në gjashtë persona nga qendrat urbane për në aeroporte. Taksitë e ajrit vijnë në disa forma dhe madhësi - motorët elektrikë zëvendësojnë motorët reaktivë.

Prodhuesit e tjerë të automjeteve, përfshirë Toyota, General Motors, Daimler, dhe Geely po punojnë gjithashtu me projekte të ngjashme.

Kompania “Morgan Stanley” ka vlerësuar se ky treg mund të arrijë deri në 1 trilion dollarë deri në 2040 dhe 9 trilion dollarë deri në 2050, por tha se pengesave afatshkurtra teknologjike u shtohen edhe ato të rregullimit ligjor dhe certifikimit.

Në 2019, Hyundai u zotua të investojë rreth 1.5 miliard dollarë deri në 2025 për makinat fluturuese.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore