Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Lufta kundër korrupsionit, kryekontrolli Shehu pret kreun e KLP

Lufta kundër korrupsionit, kryekontrolli Shehu pret kreun e KLP

Institucionet e pavarura forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit. Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu priti sot në zyrë kreun e Këshillit të Lartë Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Qëllimi i këtij takimi rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy institucioneve KLSH dhe Prokurorisë në ndjekjen e çështjeve apo padive që bëhet auditët e KLSH-së për shkeljet e konstatuara.

Shehu dhe Ibrahimi, në prani edhe të anëtarit të KLP-së, Vatë Staka folën për të rritur vëmendjen e punës së audituesve të KLSH në konstatimin e shkeljeve  të ligjit dhe përgatitjen me profesionalizëm të kallëzimeve penale në këto raste.

Dy drejtuesit e lartë të institucioneve shprehën vullnetin e përbashkët për shkëmbim informacioni të dyanëshëm që bashkëpunimi të jetë konkret në evidentimin e problematikave.

KLSH, pas marrjes së drejtimit nga ana e Arben Shehut ka qenë tejet aktive, duke zhvilluar takime me drejtues të institucioneve të pavarura dhe ku në fokus të bisedimeve ka qenë rritja e luftës kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar. I tillë ishte edhe takimi i disa ditëve më parë edhe mes Shehut dhe shefit të SPAK, Arben Kraja, i cili shërbeu si në vijim të frymës bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve, konkretisht kontributit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për Auditimet me profesionalizëm dhe referimin për ndjekje penale në SPAK, të rasteve kur konstatohen shkelje të ligjit.

Këtu vlen të përmendet edhe takimi me përfaqësuesin e misionit amerikan OPDAT, ku është premtuar asistenca e ndërkombëtarëve në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore