Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Londra po humbet statusin e qendrës financiare globale

Londra po humbet statusin e qendrës financiare globale

Pozicioni i Londrës si qendër udhëheqëse financiare globale është nën kërcënim nëse nuk ndërmerren reforma në sistemin e taksave dhe rregullave të punës, së bashku me politika të tjera për të forcuar tregtinë ndërkombëtare dhe për t’u zgjeruar në tregje të reja.

Alarmi është dhënë nga “TheCityUK”, një grup lobistësh e ekspertësh në fushën e ekonomisë, financave dhe statistikave. Ata thonë se Londra ka pësuar rënie të ndjeshme ndaj rivalëve si Hong Kongu dhe Nju Jorku në dekadën e fundit në përthithjen e investitorëve, bankave, tregjeve të sigurimeve dhe pensionet.

Grupi ka hartuar edhe një strategji së bashku me 60 institucione dhe shërbime financiare. Strategjia, sipas tyre, do të ndihmojë Londrën që të rifitojë statusin si lidere financiare globale brenda 5 viteve.

Londra mbetet qendra financiare e Europës, por pas Brexit, thotë Miles Celic, drejtor ekzekutiv i TheCityUK, qeveria duhet të bëjë më shumë për të konkuruar me rivalët.

“Europa është e mbushur me qytete që dikur ishin liderë financiare ndërkombëtarë. Në dekadën e fundit, rritja ka vazhduar, por konkurrentët janë rritur më shpejt”, thotë ai.

Qeveria britanike është e bazuar kryesisht në përshtatjen e rregullores së Bashkimit Europian për tregjet financiare. Por, pas konsultimeve me aktorët kryesorë të këtyre tregjeve po mendon ndryshime për t’u bërë më joshëse për bankat, kompanitë ndërkombëtare të siguracioneve dhe investitorët e tjerë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore