
Ligji në Parlament, shtyhet afati për rivlerësimin e banesave
Qeveria ka depozituar në Parlament për të tretën herë nismën për shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Projektligji përbëhet nga 3 nene, ku 2 nenet e para parashikojnë që periudha “... deri në datën 31 dhjetor 2020 ...” të zëvendësohet me “... deri në datën 30 shtator 2021 ...” dhe neni 3 parashikon hyrjen në fuqi të tij.
Shkaku i kësaj shtyrjeje mësohet se lidhet me situatën e Covid dhe pasi ka penguar në kryerjen e pagesave.
Sipas relacionit të depozituar në Parlament theksohet se “nga periudha 17 janar 2020, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr.90/2019, deri në 20 nëntor 2020, numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurive ka arritur masën 51 917 aplikime, ndërkohë që nga ky numër aplikimesh vetëm 26 267 aplikantë kanë kryer pagesat e rivlerësimit. Pra kemi rreth 49% të totalit të aplikantëve të cilët nuk kanë kryer akoma pagesat e rivlerësimit, për të cilët mendohet të ketë ndikuar edhe situata ekonomike e shkaktuar nga COVID-19”.
Qeveria thekson se me synimin për t’i dhënë kohën e mjaftueshme të gjithë atyre individëve apo subjekteve tatimore që kanë interes ta kryejnë procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, marrë shkak dhe nga parashikimi prej 7% i rritjes ekonomike nominale për vitit 2021, propozojmë zgjatjen e afatit të aplikimit të ligjit deri më 30 shtator 2021.
Brenda 9 muajsh shqiptarët mund të kenë mundësi të vlerësojnë shtëpitë e tyre, duke arritur kështu që prona e tyre të mbajnë një vlerë më të lartë, si dhe duke i shmanguar pagesës së taksës prej 15% të tatimit mbi fitimit në rast se duan ta shesin pronën e tyre.

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


SHBA-ja e Joe Biden duhet të veprojë jo si një lidership i rikthyer
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Historia e ish-ministrit grek/ U arratis nga burgu dhe erdhi me not nga ...
Historia e plotë >
Shpresa të reja për vaksinat, shfaqin rritje të ndjeshme të imunitetit tek të moshuarit

A ka mbërritur tashmë vala e dytë në disa vende evropiane? Ja çfarë thuhet për Shqipërinë

Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Francës
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >