Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

LETRA/Dhoma Amerikane e zhgënjyer: Të shtyhet paketa fiskale, Qeveria ka thyer angazhimet publike

LETRA/Dhoma Amerikane e zhgënjyer: Të shtyhet paketa

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço i ka kërkuar Komisionit të Ekonomisë shtyrjen e afatit të konsultimeve për ndryshimet në paketën fiskale 2022.

Dhoma Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me paketën e re fiskale, në një shkresë drejtuar Eduart Shalsit, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe Delina Ibrahimaj, ministre e Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas shkresës, është thyer angazhimi publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Dhoma pohon se ata u njoftuan për paketën pasi ajo kaloi në Këshillin e Ministrave dhe koha që u është lënë në dispozicion është e pamjaftueshme. Për këtë arsye Dhoma kërkon shtyrjen e shtyrjen e afatit të projektligjeve, pasi ato kanë nevojë për përmirësime.

Në përgjigje të materialit që na është parashtruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi ndryshimet e reja ligjore, Dhoma Amerikane ju bën me dije se: së pari, një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje; së dyti, koha e vënë në dispozicion të Dhomës Amerikane nuk ka qenë e mjaftueshme që grupet tona teknike të zhvillojnë një analizë të plotë për të prodhuar komente të detajuara për draftin.

Përsa më sipër, Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin mbi procesin dhe përmbajtjen e projektligjeve si më poshtë:

Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike.
Shkelja e Përsëritur e Afateve të Ligjit mbi Konsultimin Publik. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar.


Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij. Në vijim, Dhoma Amerikane shpreh bindjen se projektligjet kanë nevojë për përmirësim, i cili do të mundësohej pas reflektimit të rekomandimeve të komunitetit të biznesit. Një pjesë e problematikës është e bashkëngjitur

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore