Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Landfilli Sharrës, i vetmi vend në Shqipëri për studimet mbi energjinë  e rinovueshme  

Landfilli Sharrës, i vetmi vend në Shqipëri për studimet mbi

Zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, e cila njihet ndryshe si Landfilli i Sharrës priti dhjetëra studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik dhe Universitetit Bujqësor në kuadër të programeve mësimore.

Kryesisht studentë të “Burimeve Natyrore”, te “Energjisë së Rinovueshme”  dhe të “Mjedisit” pranë këtyre universiteteve mbyllën vitin shkollor në një mësim të hapur mbi njohjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve  dhe standardet mjedisore që aplikohen  nga shoqëria koncesionare  “Integrated Energy”.

“Tashmë falë tyre është e mundur që studentët të vijnë dhe të vëzhgojnë nga afër procesin në një ambient me cilësi shumë më të lartë në krahasim me situatën e mëparshme që ishte landfilli I Tiranës. Siç mund ta shohim cilësia e ujërave është shumë e përmirësuar, e tokës dhe e ajrit, nuk është më një zonë e degraduar dhe me rreziqe potenciale e shëndetësore, por tashmë është një zonë e  shëndetshme  kur shohim bioindikatorët e ndryshëm të florës dhe të faunës si ujore, ashtu edhe tokësore”, u shpreh  Adri Erebara, Pedagog/ Departamenti ii Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Universitetin Bujqësor. 

Studentët mbetën të impresionuar nga vizitat në kapanonin ku do të bëhet seleksionimi manual dhe automatik i mbetjeve, si dhe nga format e depozitimit të mbetjeve.

“Ishte një vizitë shumë e këndshme dhe besoj se do të vijë sërish”, tha Sara Ahmeti, studente Bachelor Menaxhim Burime Natyrore U .Bujqësor

“Më bëri përshtypje çdo gjë, ishin teknologjitë e fundit që ishin përdorur dhe ambient ishte goxha i mirë”, u shpreh studentja Fatime Voda  për  Master Shkencor viti 1 Inxhinieri Agromjedisi U. Bujqësor

“Realisht e kishim dëgjuar në media, nga televizioni, e interneti nga të gjitha dhe ishte një eksperiencë shumë e vërtetë që ne arritëm ta shohim nga afër atë çfarë ne kemi studiuar dhe nga çfarë kemi parë nga televizioni”, tha .Xhesiana Braka, studente Menaxhim i Burimeve Natyrore viti 3 U. Bujqësor

Studentët vëzhguan nga afër se si cilësia e ujit, tokës dhe ajrit, kanë ndryshuar rrënjësisht dhe u ballafaquan me një zone e cila respekton mjedisin dhe e mbron atë.

Zona e Trajtimit të Mbetjeve të Tiranës është kthyer për studentët e universiteteve privat dhe publik në një zonë studimore dhe laborator shkencor. Landfilli i Sharrës  është një vend unik në Shqipëri për kryerjen e studimeve të thelluara master doktoraturë dhe më tej. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore