Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Lajmi i mirë/ Për të dytën ditë radhazi, regjistrohen më shumë të shëruar nga COVID se sa infeksione të reja

Lajmi i mirë/ Për të dytën ditë radhazi, regjistrohen

Prej disa ditësh tashmë, në vend numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë ka rënë.

Ndërsa sot, për të dytën ditë radhazi, numri i të shëruarve ishte më i lartë se sa ai i infeksioneve të reja.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 389 të sëmurë me koronavirus, ndërsa po ashtu 497 persona fituan betejën me këtë sëmundje ditën e sotme.

I njëjti trend ishte edhe një ditë më parë, ku sërish numri i të shëruarve 631, ishte më i lartë se ai i infeksioneve të reja, 422.

Megjithatë, i lartë mbetet numri i viktimave, ku sot humbën jetën 13 persona, një shifër më e lartë se një ditë më parë ku betejën me koronavirusin e humbën 10 persona.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore