Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Laboratori Intermedica realizon antitrupat neutralizues, limfocitet T dhe komenton lidhjen e tyre me vaksinat dhe sëmundjen COVID-19

Laboratori Intermedica realizon antitrupat neutralizues, limfocitet T dhe

A e kam kaluar covid-in? Nëse e kam kaluar, a kam krijuar antitrupa? Kur duhet ta bëj vaksinën? A ka funksionuar vaksina? A jam i sigurt dhe a ka shkaktuar reagim imunitar organizmi?

Këto janë disa nga pyetjet që ngrenë të gjithë njerëzit, ndërsa bota vijon të jetë në luftë me pandeminë covid. Të gjithë këto pyetje marrin përgjigje përmes testeve të veçanta dhe moderne që realizohen nga Laboratori Intermedica.

Cilat janë testet

Shkenca na mundëson që me testim molekular PCR Real Time, ose siç quhet ndryshe tamponi të zbulojmë nëse jemi infektuar, me mostra të marra rrugët nasofaringeale. Ky test është klasifikuar nga OBSH si testi i Artë për evidentimin e prekjes virale SARS-CoV-2. Në laboratorin Intermedica, aplikohen testet më moderne PCR Real Time.

Por Laboratori INTERMEDICA realizon edhe matjen sasiore të Antitrupave Neutralizues me aparaturat dhe testet e kompanisë Euroimmun. 

Organizmi i njeriut nuk ka vetëm mbrojtje dhe përgjigje imunitare me antitrupa kundrejt COVID-19 ose vaksinimit, por ka dhe mbrojtje qelizore të Limfociteve T ndaj COVID-19 dhe vaksinimit. Kjo realizohet nëpërmjet matjes së Gamma Interferonit me metodën IGRA ELISA ( Interferon Gamma Releasing Assay) të kompanise Euroimmun.Edhe kjo metodë mjaft  speciale realizohet nga INTERMEDICA .

Reagimi i organizmit dhe antitrupat

Pas prekjes të organizmit nga koronavirusi dhe shkaktimit të sëmundjes COVID-19, vet organizmi fillon reagimin imunitar me prodhimin e antitrupave IgA, IgM dhe IgG kundrejt proteinave virale.

Antitrupat IgM janë ndër të parat, të cilat prodhohen (së bashku me IgA) dhe zhduken gati pas dy muajve nga shfaqja e tyre në qarkullim.

Antitrupat IgG shfaqen rreth ditës së 10-të dhe arrijnë nivelin e tyre të lartë pas tre javësh dhe quhen ndryshe antitrupat e mbijetesës dhe kujteses imunitare ,sepse këto do të na mbrojnë nga rreziku i infeksionit të përsëritur nga ky virus.

Koronavirusi SARS-CoV-2 shkakton më së shumti nxitjen e prodhimit të antitrupave IgG dhe IgM kujdrejt proteinës Spike (S) dhe Nukleokapsidës (N).

Për evidentimin e antitrupave në organizëm kryhen testet imunologjike me metoda dhe analizatorë të ndryshëm.

Në fillim të pandemisë u realizua nga kompani të ndryshme ,matja e antitrupave totale (IgM+IgG) kundrejt proteines të nukleokapsidës (NCP) ose Proteina N.

Prezenca në fazën e hershme në organizëm të antitrupave IgM dhe IgG dhe në fazat më vonë vetëm IgG ,kundrejt Nukleokapsidit ( N) tregon vetëm prekjen nga koronavirusi.

Pra,antitrupat IgM ose IgG kundrejt Nukleokapsidit ( N) nuk tregojnë zhvillimin e sëmundjes Covid-19 dhe as përgjigjen imunitare mbrojtëse akute apo afatgjate kundrejt Covid-19.

Dmth, edhe muaj më mbrapa të jetë prezente IgG ndaj Nukleokapsidit ( N) nuk tregon mbrojtje imunitare, por vetëm prekje nga virusi.

Nuk të orienton për mundësinë dhe kohën e bërjes së vaksinës.

Ky testim pati  vlerë të kufizuar për arsye se nuk evidentohej prezenca e antitrupave IgM dhe IgG kundrejt proteinës spike (S), e cila siç përmendëm më lartë, është faktori etiologjik i sëmundjes COVID-19.

Pra,antitrupa IgM dhe IgG kundrejt Proteines Spike ( S) janë treguesi i përgjigjes imunitare  afatshkurter dhe afatgjatë të organizmit.

Pra , nqs ka antitrupa IgM dhe IgG tregon që organizmi jo vetëm është prekur nga koronavirusi por dhe zhvillon semundjen COVID -19 ( format klinike mund të jenë nga të lehta deri kërcënuese për jeten). Prezenca e IgG ndaj Proteines Spike jave më mbrapa tregon që jo vetëm e ka kaluar COVID-19 por ka zhvilluar dhe reagim mbrojtes imunitar. Prezenca e IgG  të orienton për  mundësinë dhe kohen e bërjes së vaksinës.

Në mjaft individe ka prezence në të njejten kohë të antitrupave IgM ose IgG si ndaj Nukleokapsidit ( N) dhe Proteines Spike (S).

Në të njëjtën kohë kompani të ndryshme  zhvilluan teste te cilat  ofruan tashmë matje të diferencuar të antitrupave IgG dhe IgM.

Një nga kompanitë që përmes kiteve të prodhuara evidenton në mënyrë të ndarë antitrupat IgG nga IgM është kompania gjermane EUROIMMUN, e cila aplikon metodën ELISA, e cila emërtohet “Golden Standard”. Kompania EUROIMMUN me testin e saj bën të mundur jo vetëm matje të veçuar të antitrupave IgG dhe IgM ndaj Nukleokapsidit ( N) por , kryesorja, mat dhe titrin e antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike (S)-shkaktares se Covid-19.

Gjatë ecurisë së pandemisë dolën në dukje shumë elementë thelbësor në mekanizmin e prodhimit dhe mbrojtjes te antitrupave. Sot, nuk flitet më për një matje të antitrupave total IgG+IgM, as për matje të antitrupave IgG kundrejt Proteines ( N) të nukleokapsidës (NCP), madje, nuk flitet më dhe quhet e tejkaluar përcaktimi gjysëmsasior i antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike ( S).

Kompanitë e kanë zhvilluar teknologjinë dhe metodikën aq shumë saqë flasim për matje sasiore të antitrupave kundrejt Proteines Spike (S) madje dhe akoma më tej: në matjen sasiore të antitrupave neutralizues (NAbs) kundrejt proteinës Spike, specifikisht kundrejt domenit ose zones RBD të nënnjësisë S1 te proteines Spike.

Proteina Spike (S) nxit prodhimin e antitrupave me veti neutralizuese (NAbs) kundrejt virusit, të cilat sapo prodhohen pengojnë penetrimin e virusit në qelizën njërëzore. Pra, antitrupat IgG prodhohen në mënyrë specifike kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1 të Proteinës Spike ,duke penguar lidhjen e këtyre receptorëve me Enzimën e Konvertimit të Angiotensinës II (ACEII). Prandaj këto antitrupa quhen të lidhura me instalimin e imunitetit mbrojtës në personat që e kanë kaluar COVID19 si dhe në personat që janë vaksinuar.

Pra dhe vaksina vetë, në mekanizmin e nxitjes imunitare në prodhimin e antitrupave neutralizues kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1 (Anti SARS CoV-2 NAbs / S1 / RBD).

Kjo metodë e matjes së këtyre antitrupave neutralizues imiton veprimin sekuencial midis zonës lidhëse të receptorit RBD të nënjësisë S1 të proteinës Spike të koronavirusit SARS CoV -2 me penetrimin e tij në qelizat njerezore të mbartësit.

Metoda e mësipërme e matjes së antitrupave neutralizues me titër sasior realizohet nga kopmania EUROIMMUN, e cila mund të quhet kompania lider në botë me teknologjinë dhe testet e saj. Testi quhet QuantiVac.

Konkluzion: Vlerësimi i shkallës se mbrojtjes imuinitare në të sëmurët që kanë kaluar COVID-19 si dhe shkallën e përgjigjes dhe mbrojtjes imunitare në individët e vaksinuar me vaksina  të kujtdo kompanie realizohet përmes matjes sasiore të antitrupave neutralizues IgG kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1, të proteinës Spike (S1). Gjithashtu ky test ka një vlerë të pazëvendësueshme në ndjekjen e dinamikës kohore të mbrojtjes imunitare në individët që kanë kaluar COVID-19 ose janë vaksinuar.

Kjo është metoda më moderne dhe më e fundit.

Pikërisht Laboratori INTERMEDICA realizon matjen sasiore të Antitrupave Neutralizues me aparaturat dhe testet e kompanisë Euroimmun.

MBROJTJA QELIZORE

Organizmi i njeriut nuk ka vetëm mbrojtje dhe përgjigje imunitare me antitrupa kundrejt COVID-19 ose vaksinimit, por ka dhe mbrojtje qelizore të Limfociteve T ndaj COVID-19 dhe vaksinimit. Realizohet nëpërmjet matjes së Gamma Interferonit me metodën IGRA ELISA ( Interferon Gamma Releasing Assay) të kompanise Euroimmun.Edhe kjo metodë mjaft  speciale realizohet nga INTERMEDICA .

Koment: Gamma Interferoni  prodhohet vetëm në qelizat limfocitare T kur ndodh nje agresion viral, ndryshe nga Alpha dhe Betta që prodhohen dhe nga qeliza të tjera humane.

Testimi i Gamma Interferonit (IGRA) kryhet për të vlerësuar reagimin e qelizave Limfocitare T  gjatë kontaktit me koronavirusin SARS-CoV-2 ( RBD/S1).

Rekomandohet në individe që e kanë kaluar COVID-19 ose janë vaksinuar dhe ne individe të cilët nuk kanë shfaqur nje titer të konsiderueshem antitrupash IgG për të qenë të mbrojtur pas kalimit të COVID-19 ose vaksinimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore