Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kriza energjitike, Buxhuku: Pasojë e keqmenaxhimit! 2021 rekord historik në prodhimin e energjisë

Kriza energjitike, Buxhuku: Pasojë e keqmenaxhimit! 2021 rekord historik

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë Shqiptare tha në emisionin Zona Zero në Top News se shpallja e krizës energjitike nga Kryeministri Edi Rama ishte i nxituar dhe kriza në vetvete ishte pasojë e keqmenaxhimit.

“Shqipëria ngriti duart më shpejt se vendet e tjera që varen nga gazi. Nëse do ta kishim menaxhuar mirë sistemin tonë energjitik, nuk do të kishim fare krizë, por do të kishim edhe epërsi konkurrenciale ndaj vendeve të tjera”, tha ai.

Buxhuku u shpreh se 2021 është vit me prodhim të lartë energjitik në vend, që do të thyejë, sipas tij edhe rekordin 10-vjeçare të 2018-s.

“Për fatin tonë të mirë viti 2021 mbahet nga vitet që ka pasur prodhim energjitik nga më të lartat në nivel historik. Prodhimi i energjisë elektrike ka qenë rekord historik dhe pritet që të jetë një rekord historik deri në fund. Në 9 muaj Shqipëria ka prodhuar energji elektrike më shumë se sa dy vitet paraardhëse. Është30 për qind më shumë energji e prodhuar”, u shpreh ai.

Sipas tij, kriza është rezultat i keqmenaxhimit dhe zhvillimi jo i qëndrueshëm i sektorit. Ai mendon se nëse do të kishte pasur një menaxhim më të mirë të rezervave hidrike, Shqipëria sot do të ishte në gjendje që të eksportonte energji në Kosovë dhe ta ndihmonte atë në krizën që po kalon.

Në lidhje me realizimet e qeverisë Rama 3 në 100 ditët e para, kreu i Konfidustrisë mendon se ato lënë për të dëshiruar.

“Nuk është problemi te 100 ditëshi, por te vizioni i qeverisë, që është përcaktues. Brenda këtyre 100 ditëve kemi pasur më të rëndën, ajo më domethënësja, biznesin dhe ekonominë, kriza e energjisë e shpallur nga vetë Rama”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore