
Kriza e Covidit: Kina lë pas Europën dhe Amerikën- ekonomia kineze rritet më shpejt se e gjithë pjesa tjetër e botës
Kina duket se po i drejtohet një rritjeje të shpejtë ekonomike pas krizës botërore të shëndetit, që nisi pikërisht prej saj. Në të njëjtën kohë sakaq, ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe Europës duket se kanë mbetur pas, sipas ekspertëve të Business Insider.
Christophe Barraud, kryekonomist dhe strateg i Market Securities shpjegoi arsyet e këtij fenomeni. “ Rritja potenciale reale e PBB-së është shumë më e lartë në Kinë sesa në ekonomitë e avansuara. Potenciali kinez është afro 6% krahasuar me potencialin e këtyre ekonomive që shkon tek 1.5%”, thotë ai.
Barraud beson se për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë e pamundur të arrijnë nivelin e tremujorit të katërt të 2019-tës përpara vitit 2022. Ekonomia e Kinës avansoi me 3,2% në tremujorin e dytë në terma vjetore, dhe me 11% krahasuar me tremujorin e parë, duke kapërcyer dhe parashikimet e ekspertëve.
Barraud mendon se kjo i detyrohet në një farë mase edhe masave të rrepta që Kina mori në fillimin e shpërthimit epidemik. “ Në Europë zgjati shumë që virusi të vihej nën kontroll, prandaj dhe ekonomive europiane do t`i duhet më shumë kohë që të arrijnë nivelin e rritjes përpara Covid 19-tës”, shprehet ai.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Covid 19 nuk zgjedh! Mjekja infeksioniste: Moshat e reja po shfaqin shenja të rënda

Cili test është më i mirë për COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët

“Transmetimi i virusit në shkolla ka qenë i rrallë”/ Manastirliu: Rregullat që duhet të zbatojnë nxënësit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
