
Kriza e Covid/ BE i jep 103.3 milionë euro Shqipërisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe integrimin
Shqipëria do të përfitojë nga një paketë prej 103.3 milionë eurosh grante të cilat u miratuan së fundmi nga Komisioni Evropian.
Lajmi u bë me dije përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë në Twitter nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
“Për të ndihmuar me COVID-19, i kemi bërë disa ndreqje fondit aktual për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e sprovave sociale dhe ekonomike aktuale dhe të së ardhmes. Paralelisht, fondet e BE-së synojnë mbështetjen e reformave kyçe që nevojiten nga Shqipëria për të implementuar dhe vijuar përpara në rrugën e saj drejt BE-së,” – shkroi në Twitter Soreca duke cituar fjalët e Komisionerti të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Programi i miratuar nga KE përqendrohet në çështje të tilla si shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë. Përmes tij ofrohet edhe ndihmë për të trajtuar më tej pasojat e krizës së COVID-19.
Një pjesë e fondeve parashikohen për përmirësimin e kapacitetit të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsionin (SPAK), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.
Përmes këtyre fondeve parashikohen gjithashtu financime për programe ekzistuese si Erasmus+ dhe Horizon2020, apo dhe për zhvillimin dhe përparimin e çështjeve të pronësisë.
Pas kwtij lajmi ka reaguar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj e cila falendwron KE-nw pwr kwtw fond tw akorduar. "Komisioni Europian ka miratuar paketën prej 103.3 milionë euro për Shqipërinë
për t'i bërë ballë sfidave me të cilat COVID 19 po na përballë. Mirënjohje për Bashkimin Evropian
dhe zyrën e Delegacionit të BE në Shqipëri", shkruan Denaj.
Më konkretisht programi ndahet në:
BE për Qeverisje të Mirë (€48.1 milionë)
Mbështetja e BE-së për pjesëmarrjen në Programet e Bashkimit Evropian (€1.5 milionë)
Struktura e Integrimit në BE (€8.3 milionë)
BE për Shtetin e së Drejtës (€5 milionë)
BE për të Drejtat e Pronësisë (€5.7 milionë)
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) Faza II (€8.7 milionë)
BE për Rimëkëmbjen Ekonomike (€26 milionë)

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
“Pasoja të habitshme…”/ Çfarë efekti pritet të sjellë Covid-19 në të ardhmen e afërt

Rama i bindet opozitës/ 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID, nis nga 1 janari

Del lista, këto janë deputetët që nuk votuan për përjashtimin e ish-spiunëve nga politika (EMRAT)
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >