Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Krijimi i Bitcoin, çdo njeri ka bankën e tij”, ekonomistja: Por nëse humbet kodin, humbet paratë

“Krijimi i Bitcoin, çdo njeri ka bankën e tij”,

Prej disa kohësh monedhat digjitale kanë arritur vlera marramendëse dhe shumë persona kanë filluar që të merren me crypto valutën. Miliona njerëz kanë investuar në monedha digjitale dhe mundohen që të sigurojnë fitime maksimale nga këto investime të tilla.

Ka disa vite që monedhat digjitale kanë arritur vlera marramendëse dhe shumë persona kanë filluar që të merren me crypto valutën. Miliona njerëz kanë investuar në monedha digjitale dhe mundohen që të sigurojnë fitime maksimale nga këto investime të tilla.

Kryefjala e këtyre tregjeve është Bitcoin, e cila në treg ka kapur vlera me shifra marramendëse. Sot në emisionin “Breaking” në Top News, u fol për avantazhet dhe disavantazhet e Bitcoin.

E ftuar në studio ishte ekonomistja, Denisa Kele, e cila u shpreh se kjo monedhë ka benefitet dhe rrezikshmit e saj.

“Unë jam pro përdorimit të Bitcoin. Ti ke një portofol “në ajër”, pasi nuk ekziston në ndonjë bankë të botës. Ti mund të bësh shkëmbime, transaksione të mëdha që nuk fshihet askush. Nuk ka burokraci, anonimat i garantuar. Krijimi i Bitcoin, do të thotë çdo njeri ka bankën e tij”, tha Kele.

Ndërsa për disavantazhet, ekonomistja u shpreh se mund të përdoret në mënyrë ilegale e mund të përdoret për pastrim parash.

“Momentin që ti hap një portofol, ti ke një kod që duhet ta kesh vetëm ti. E ka ndodhur që njerëz të kenë humbur shuma të mëdha parash pasi kanë humbur kodin. Në momentin që ti humb kodin, ke humbur edhe paratë”, tha Kele.

Sipas saj, çështja e Bitcoin, është çështje besueshmërie. “Bitcoin duhet përqafuar si ide, shteti ta licencojë. Në ekonomi ndikon shumë”, tha Kele.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore