Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kostoja për ndërtimin e pallateve u rrit në tremujorin e parë të këtij viti

Kostoja për ndërtimin e pallateve u rrit në tremujorin e

Kostoja për ndërtimin e banesave u rrit në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe me tremujorin e fundit të vitit 2020.

Instat thotë se krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i kushtimit në ndërtimin për banesa u rrit me 0,6 përqind dhe me 0,9 përqind në krahasim me katërmujorin e fundit të 2020.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Kosto të tjera” me 0,9 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 0,8 %, “Shpenzime për paga” me 0,5 %, “Shpenzime transporti” me 0,4 % dhe “Shpenzime materiale” me 0,3 %. Brenda grupit “ Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritjen më të lartë me 1,5 %.

Në tremujorin e parë 2021 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,9 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në “Kosto të tjera” me 2,2 %, pasuar nga grupet “Shpenzime transporti” me 1,9 %, “Shpenzime për paga” me 1,8 % dhe “Shpenzime materiale” me 0,9 %. Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime makinerie” me 0,8 %.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një pallati 8 deri në 10 kate. IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.

Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit, përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore e Shqipërisë, Organizata të tjera joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj. Peshat e shportës së materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore