Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kostoja e ndërtimit të pallateve u rrit sërish

Kostoja e ndërtimit të pallateve u rrit sërish

Ndërtuesit raportuan edhe në tremujorin e dytë të 2021 rritje të kostos së ndërtimit. Sipas të dhënave të publikuara në INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në grupet shpenzime materiale, shpenzime për paga, kosto të tjera dhe shpenzime transporti.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” dhe “Shpenzime për paga” me 2,0 % secili, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1,8 %, “Shpenzime transporti” me 1,4 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,3 %. Brenda grupit “ Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënuan rritjen më të lartë me 2,2 % secili”, thotë INSTAT.

Kostoja totale në ndërtim shënoi rritje me 0,6 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime transporti” me 1,3 %, pasuar nga grupet “Shpenzime materiale” me 0,9 %, “Shpenzime makinerie” me 0,5 %, “Shpenzime për paga” me 0,4 %, “Kosto të tjera” me 0,2 % dhe “Shpenzime energjie” me 0,1 %.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e pallateve 8 deri në 10 kate. Rritja e kësaj kostoje paralajmëron rritje të mëtejshme të çmimeve të apartamenteve në treg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore