
Konfindustria jep alarmin: Borxhi publik do të tejkalojë nivelin e 86% të PBB-së
Konfindustria jep alarmin se borxhi publik në Shqipëri do të tejkalojë niveline 86% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke u rritur në 19 % në krahasim me vitin e kaluar.
Në një deklaratë për median, kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se kjo do të përbëjë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë.
“Vlerësimi i mësipërm është mbështetur në përfundimet e analizës të qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit për 6 mujorin e parë të vitit 2020 të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë. Shkaqet kryesore të rritjes së fortë të peshës së borxhit publik në vitin 2020 janë përkatësisht: - rënia e pritshme prej të paktën 9% e PPB krahësimisht vitit 2019 si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid 19, - emetimi i eurobondit 650 milion euro, - detyrimet e papaguara ndaj të tretëve në shumën e të paktën 600 milion euro të raportuara zyrtarisht. Borxhi publik i raportuar në vitin 2019 është afër 9 miliardë euro me vlerë të pranuar 67% të PPB”, thuhet në reagimin për median.
Qendra e Studimeve të Konfindustrisë vlerëson, se në përfundimin e mësipërm nuk janë përfshirë shumat prej - 2.2 miliard $ të kontratave PPP të nënshkruara deri tani, - kreditë e parashikuara për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, - detyrimet e shtetit ndaj penalizimit në gjykatat ndërkombëtare si në rastin Becchetti në vlerën e mbi 140 milion euro, etj.
Sipas Buxhukut, në rast të përfshirjes së zërave të mësipërm borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Shtatori sjell virozat/ Mjekja zbulon simptomat dhe bën apelin: Mos e ngatërroni me Covid-19

Shpresë për botën, kompania jep rezultatet e vaksinës kundër koronavirusit: Krijoi imunitet te pacientët

Koronavirusi/ Basha: Qeveria të sigurojë vaksinën falas për gripin
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
