
Koncensioni i Rinasit/ Qeveria çon në Kuvend kontratën: 99 milionë euro investime dhe me afat deri 35 vjet
Qeveria ka depozituar në Parlament kontratën e kalimit të aeroportit të Rinasit, të vetmit në Shqipëri në formë koncesioni te kompania shqiptare, Kastrati Group.
Në projektligjin e siguruar nga Gazeta Shqip bëhet e ditur se kontrata e koncesionit parashikohet të zgjasë nga 22 në 35 vite dhe firma parashikon kryerjen e investimeve në vlerën e 99 milionë eurove.
Si pjesë e kontratës është edhe reduktimi i tarifave të biletave për qytetarët 20% për të rritur dhe 40% për fëmijët. Më konkretisht, parashikohet zgjatim i pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit si dhe investime të tjera shtesë.
Ky projektligj, sipas relacionit, është në përputhje me prioritetet e qeverisë për rritjen dhe përmirësimin cilësor të shërbimeve brenda në aeroportin e Rinasit, si dhe të shërbimeve specifikisht të lidhura me transportin ajror. Nga ana tjetër, shkon paralel me prioritetin e qeverisë për të ulur kostot për qytetarët e vendit dhe përdoruesit e aeroportit "Nene Tereza".
“Qeveria shqiptare është përpjekur në mënyre të vazhdueshme të negociojë me shoqerinë për të ulur kostot e biletave për perdoruesit e aeroportit, negociata që deri më tani nuk kane arritur qellimin. Kjo mbase edhe per faktin se, deri ne dhjetor 2020, kuotat e shoqerise koncesionare posedoheshin nga ortake te huaj, nderkohe qe tashme ortak i vetëm i koncesionarit eshte nje subjekt shqiptar, shoqeria "Kastrati Group", sh.a., e cila e ka vlerësuar pozitivisht kerkesen e qeverise shqiptare si nje prej prioriteteve te saj”, thuhet në këtë relacion.
Pikat e kontratës
Investimi në infrastrukturën e aeroportit me fonde 100% të shoqerisë koncesionare, investim, i cili arrin rreth 99 milione euro;
Ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojne nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% për të rriturit dhe 40% për fëmijet;
Lirinë e hyrjes ne tregun e sherbimeve ne toke; dhe shndërrimin e aeroportit nderkombëtar të Tiranës, që do të operojë avionë të kategorisë 4E, një kategori më e lartë se ajo aktuale, duke bëre etë mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike per zhvillimin e ekonomisë së vendit.
ndryshimin e afatit të marrëveshjes koncesionare, duke e zëvendësuar afatin 22 vite me atë në 35 vite;
shtimin në marreveshjen fillestare të klauzoles 4.4.1 mbi bazë të së cilës listohen detyrimet shtesë që merr përsipër shoqeria koncesionare të realizoje në kuadër të planit të saj të investimeve;
ndryshimin e një togfjalëshi në shkronjen "a", të klauzoles 4.8, pasi, si pasojë e këtij togfjalëshi, shoqëria koncesionare nuk kishte vijuar me një nga 4 detyrimet e saj, pikërisht atë të zgjatimit të pistës, pasi nuk ishte plotësuar kushti ligjor që po eliminohet nëpërmjet këtij ndryshimi. Tashmë, me këtë ndryshim, shoqëria koncesionare është e detyruar të vijojë me zgjatimin e pistës së aeroportit referuar parashikimit kohor të përcaktuar mes palëve;
zëvendësimin e terminologjisë së përdorur për aplikimin e detyrimit ekonomik të personave që kalojnë kufirin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare pranë aeroportit nga "taksë kufiri në dalje" duke u zeëvendësuar me "tarifa pëer kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqiperise";
shtimin e një shtojce në marrëveshjen koncesionare, atë 6/1, ku përcaktohen investimet e reja shtesë që do të realizojë shoqëria koncesionare si rezultat i hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje dhe sanksionet per mospermbushjen ne kohe te tyre, me synim mundesine e aplikimit te penaliteteve ne rast te voneses ne realizimin e ketyre investimeve;
shtimi i nje neni lidhur me sigurimin e kontrates dhe parashikimet perkatese per gjithe periudhen e mbetur te marreveshjes se koncesionit;
uljen e pagesave per sherbimet e aeroportit, pikerisht "Pagesa per pasagjeret", e cila, pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje, do te jete 10 (dhjete) euro per personat mbi 12 vje<; dhe 3 (tre) euro per femije nga 2 deri ne 12 vje9. Pagesa per pasagjeret do te jete e pagueshme vetem nga
pasagjeret qe largohen nga vendi";
zëvendësimin e kategorisë së aeroportit, ku fjala Code 4D eshte zevendesuar me Code 4E;
Riafirmimin e së drejtes së shoqërisë koncesionare për të marrë kredi në institucione vendase dhe/ose të huaja financiare, me qëllim financimin e projektit, veccanërisht ndryshimet e përmirësimet e percaktuara në planin e biznesit, kredi, e cila do të shlyhet nga shoqëria koncesionare;
saktësimi lidhur me parashikimet per proceduren e miratimit te masterplanit te aeroportit, si dhe të përberjes së Komitetit te Pavarur te Rishikimit

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


