Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kompanitë rritën kursimet për shkak të frikës/ Ekspertja: Biznesi pati një vit të vështirë

Kompanitë rritën kursimet për shkak të frikës/

Pandemia e COVID-19 ka rritur në nivele të larta kursimet e kompanive. Frika ka detyruar sipërmarrësit që të jenë më të kujdesshëm me shpenzimet ose me rekrutimet e lëvizjeve. Në një studimi të bërë nga Unioni i Sipërmarrësve të Rinj rezulton se kursimet arritën nivelin e 43 %. Studimi u bazua në intervistat e 150 sipërmarrje, nga këto 138 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe 12 të mëdha.

Studimi sugjeron se struktura e ndërmarrjeve në Shqipëri, e përbërë nga afërsisht 90% ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ka një lëvizshmëri shumë të vogël nga biznesi i mesëm në atë të madh.

Identifikimi i këtyre ndërmarrjeve dhe forcimi I rolit të tyre në treg, si dhe nxitja dhe zhvillimi janë një element tepër i rëndësishëm që kërkon përqendrim të politikave jo vetëm fiskale, por edhe të promovimit dhe të ndihmave direkte të investimit.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, kryetarja e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, Elisabeta Katiaj tha se biznesi pati një vit të vështirë dhe kjo bëri të mundur pak a shumë rritjen e kursimit prej fitimit.

“Rritja e normës së kursimit lidhet jo vetëm me efektin e tregut, por edhe me mungesën e lëvizjes ndërkombëtare dhe me efektin e pjesës së lëvizjes për marketimin. Mungojnë konferencat, mungojnë nxitja e eksporteve, mungon nxitja e një promotori të inovacionit me strategji të përcaktuar.

Dua të them që biznesi pati një vit të vështirë dhe kjo bëri të mundur pak a shumë rritjen e kursimit prej fitimit.

Në Amerikë, nga 20 vitet e fundit, ka shënuar normën më të lartë të kursimit në 33.7 për qind tek individi. Ndërkohë që gjatë vitit 2020, por që është duke u ulur dhe jemi në një nivel kursimi në 12.7%, prapë më i larti në 20 vitet e fundit. Ka ata që nuk kanë arrijë të kursejnë, por po flasim për shtresën e mesme dhe të lartë”, theksoi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore