Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kompania e Behgjet Pacollit fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Balluku: Për 30 ditë firmosin kontratën

Kompania e Behgjet Pacollit fituese për ndërtimin e Aeroportit të

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se është shpallur kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Fituesi saktësisht është një bashkim kompanish të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) me vlerë investimi 103 milion e 966 mijë euro.

”Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Saarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh. Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar. Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik. Duhet të jeni pjesë e këtij momenti. Tani është momenti konkret se kush është fituesi. Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.”-tha Balluku.

Balluku tha se për 30 ditë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve. Ajo theksoi se shumë shpejt do të nisin fluturimet edhe në aeroportin e Kukësit dhe do të nisë projektimi i atij të Sarandës dhe Korçës.

Balluku: Sot është një ditë e shënuar, se do mbyllet procesi. Është një nga premtimet e qeverisë Rama, ka kaluar një kalvar të gjatë. Jo thjesht një investitur. Jemi munduar të sigurojmë që fituesi të ketë kapacitetet financiare. Pistë rreth 3.2 kilometër. Kemi dizenjuar që në të ardhmen të jetë shtëpia e Air Albania. Kishim dy kompani: Alde coorportaed, ne fokus ne Londër, nuk ka përmbushur asnë nga kriteret teknike, nuk kishte eksperienën dhe as kushtet ekonomike Mapko construction, ka 50% të aksioneve, e rregjistruar në Zvicër. Vlera e investimit është 103 milionë euro, eksperienca është e madhe, dhe fuqia financiare është në përputhje të plotë. Ky është fituesi, ne do të nisim menjëherë, për të arritur me firmosjen e kontratës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore