Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Komisioni Europian kundër qeverisë për amnistinë fiskale: Rrezikohet humbja e besimit ndaj ligjit

Komisioni Europian kundër qeverisë për amnistinë fiskale:

Komisioni Europian ka kritikuar nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale. Në dokument thuhet se ky ligj ka një impakt të madh në jetën e vendit duke e quajtur të pakuptueshme urgjencën e qeverisë për miratimin e tij.

Ai këshillon rishikim të këtij ligji, duke theksuar se një amnisti e tillë është shumë e vështirë për t’u menaxhuar duke qenë se përfshin elementë si prona brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk mund të përcaktohen nëse rrjedhin apo jo nga elemente kriminale.

Në raportin e saj Komisioni nënvizon se për Moneyval është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë”.

Raporti i Komisionit Europian: Vlerësimi i Delegacioni të BE për Shqipërisë për projektligjin për “Amnistinë Fiskale dhe Penale për Subjektet e Deklarimit Vullnetar të Pasurive ”

Delegacioni i BE mori projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale në 9 korrik,  nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ne e mirëpresim këtë konsultim në kuadrin  e diskutimeve të mbajtura për këtë temë në qershor mes Komisionit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në takimin e Nënkomitetit të MSA-BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe tatimet.

Projektligji nuk është pasuruar nga konsultimet e duhura me të rëndësishme me palët e interesuara para se të dorëzohej në Parlament, pasi projektligji ishte paraqitur në Parlament më 9 korrik.

Duke marrë parasysh ndikimin e  gjerë të këtij legjislacioni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektligj nuk është e justifikuar. Për më tepër, ligji i propozuar i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive  që do të legjitimohen dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim.

Shtrirja e kësaj amnistie fiskale dhe penale do të shkonte përtej ndikimit të ngjashëm në legjislacionn e zbatuar në vendet e tjera.

Ne keshillojmë për një rishikim të fushës së veprimit të ligjt, për të synuar vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona me banim të besueshëm (vërtetuar) në Shqipëri, që nuk  kanë arritur të deklarojnë pjesërisht ose plotësisht të ardhurat,  transaksionet  në lidhje me pasuritë e tyre. Është esenciale që projektligji të  tregojë specifikisht llijet e taksave dhe periudhën kohore që do të përfshijë amnistia.   

Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar.

Është e vështirë të garantohet se

1) ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale

2) deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues) dhe

3) rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor.

Është e paqartë për Bankat dhe Moneyval, me të cilët kemi qenë në kontakt, se si Ligji kunder pastrimit të parave do të zbatohet në kontekstin e kësaj amnistie. Ligji Nr. 9917 “Për pastrimin e parave dhe luften  kunder financimit të terrorizmit” duhet të përfshihet në listën e legjislacionit për të cilin nuk zbatohet amnistia (neni

4.) Për më tepër, Shqipëria duhet të sigurojë që ajo vepron në përputhje me ndërkombëtare marrëveshje ndërkombëtare, BEPS1, legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval.

Elementet thelbësore mbeten pë r t’u përcaktuar në lidhje me funksionimin e Njësisë Speciale, përfshirë mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit me agjencitë ligjzbatuese dhe bankat.

Rikthimi i pasurive (neni 13) duhet të bëhet përmes transferimeve bankare ndërkombëtare në vend se të  nënkuptohet  që paratë e cash mund të zhvendosen fizikisht. Nëse fitimet janë jashtë vendit, transferta e tyre në një vlerë të caktuar  duhet të deklarohet në zyrën doganore në kufi.

Ka një rrezik që projektligji të krijojë hapësira  për evazion fiskal dhe pastrimin e parave që vijnë nga jashtë.

Neni 16/2, i cili përcakton se: çdo paqartësi në zbatimin e këtij ligji do të interpretohet në favor të subjektit, është shumë i gjerë dhe lë hapësira për pasoja të shumta. Ndërsa parimi i prezumimit te pafajesise  ndaj te pandehurit është një parim themelor i sundimit të ligjit, ne kete rast rrezikon perjashtimin nga ndjekja panele te subjektit ne posedim te pasurive te jashteligjshme

Nuk jepet asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajturës “Viti Zero” sistemi do të sigurojë zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal në mënyrë që praktikat e evazionit fiskal të ndalojnë.

Shqipëria së pari duhet të ndërtojë një administratë tatimore profesionale, e cila do të bllokonte mundësine për pastrim parash dhe korrupsion.

Bizneset vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësimin e tyre për konkurrencën e padrejtë nga ata që kanë ruajtur pasurite e tyre jashtë sistemit deri më tani. Në mënyrë që të jetë i besueshëm – dhe të mos rrezikohet humbja e besimit dhe bindjes ndaj ligjit te tatimpaguesve – çdo program i amnistisë fiskale duhet të kombinohet me rritjen e zbatimit kundër tatimpaguesit që jane ne shkelje te ligjit.

Qeveria dhe Parlamenti duhet të rishqyrtojnë miratimin e këtij projektligji. Nëse Parlamenti synon të ecë përpara me miratimin e ligjit fiskal dhe penal të amnistisë,çështjet e trajtuara në këtë punim duhet të adresohen siç duhet.

Miratimi i projektligjit për amnistinë fiskale dhe  penale u shty ditën e sotme për në shtator. Shtyrja e miratimit të këtij drafti erdhi pas problemeve të ngritura nga shoqata e bankave dhe bizneset në vend. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka pranuar kërkesën e bërë edhe nga komisioni i ligjeve  për një diskutim më të detajuar të draftit dhe plotësimin e tij me udhëzime.

Ky ligj parashikohej të miratohej në parlament  në seancën e së mërkurës. Ndryshimet ligjore parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të padeklaruara nga individët dhe bizneset.

Amnistia pritet të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetëdeklarimi bëhet në muajt e parë taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%./abcnews.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore