Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Komisioni Europian akuzohet se u përpoq të fshehë një raport për blegtorinë në BE

Komisioni Europian akuzohet se u përpoq të fshehë një raport

Komisioni Europian akuzohet se ka mbajtur të fshehur për më shumë se një vit e gjysmë një raport që tregonte efektet potenciale negative të politikës së vet për ushqimin.

Raporti ka qenë gati që në janar të vitit 2020, por Komisioni e eka shtyrë atë dhe e ka publikuar në heshtje vetëm në muajin gusht të këtij vitit. Kjo ka bërë që të ngrihen akuza në lidhje me periudhën e zgjedhur, që sipas ekspertëve ka synuar që raporti dhe përmbajtja e tij të kalojnë në heshtje dhe pa shumë bujë.

Por çfarë thotë raporti? Raporti i publikuar më 11 gusht është kryer nga Qendra e Përbashkët Kërkimore, një zyrë brenda vetë Komisionit europian thotë se strategjia e re e BE-së për ushqimin, që dekurajon konsumin e mishit dhe nxit ngritjen e fermave bujqësore përballë atyre blegtorale.

Politika është pjesë e një pakete më të gjerë që BE ka për të luftuar ndryshimet klimatike. Por, studimi ka nxjerrë në pah efektin anësor, duke thënë se kjo strategji ka reduktur me 15 për qind sasinë e mishit në BE dhe ka ndikuar negativisht si te të ardhurat e fermerëve, ashtu edhe te ato të konsumatorëve, që i kanë blerë produktet e mishit më shtrenjtë.

Shoqatat e fermerëve blegtorë në BE po akuzojnë Komisionin se u përpoq të fshehë gjetjet e këtij raporti duke vendosur enkas publikimin e tij në një periudhë pushimesh.

Një zëdhënës i Komisionit tha se nuk ka asnjë agjendë të fshehur pas vonesës së publikimit të këtij raporti, por vetëm disa paqartësi, që institucioni u sqaroi para se ta publikonte të plotë atë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore