Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kolaps “Mbretëresha e Qiejve” prej koronavirusit: British Airways tërheq flotën e Boeing 747

Kolaps “Mbretëresha e Qiejve” prej koronavirusit: British

British Airways njoftoi se do të tërheqë të gjithë flotën e saj të avionëve Boeing 747, pasi pandemia e koronavirusit e ka tkurrur në mënyrë drastike udhëtimin ajror. Operatori më i madh I këtij lloji avionësh në botë ka 31 të tillë.

Boeing 747, i mbiquajtur edhe  "Mbretëresha e Qiejve", ka qenë avioni më i njohur në botë për më shumë se 50 vjet, por duket se ditët kishin filluar t`i numëroheshin që përpara shpërthimit të pandemisë në muajin mars. Edhe pse ka një gjysëm shekulli shërbim cilësor e të shumëvlerësuar, ky lloj avioni tani thjesht po shihet si I vjetëruar.

British Airways kishte planifikuar ta nxirrte nga qarkullimi në vitin 2024, por me rënien e numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë dhe me parashikimet se do të kalojnë vite përpara se të rikuperohet udhëtimi ajror, kompania duket nuk pati zgjidhje tjetër përvecese të heqë dorë menjëherë nga 747-tat.

Ato arritën vërtet ta bënin me të rehatshëm e të përballueshëm trafikun ajror global në vitet 70`, megjithatë kanë mbetur prapa avionëve me teknologji të re dhe mirëmbajtja e tyre është bërë e vështirë. Kufizimet e udhëtimit ajror për shkak të koronavirusit i kanë goditur rëndë linjat ajrore në mbarë botën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore